Tifozët brazilianë të joshur nga Evropa magjepsëse

27 Mars 2013 - 09:43      

Mario Soares, që jeton në Brazilin e çmendur pas futbollit dhe flet shumë pak anglisht, drejton një faqe në rrjetin social "Facebook" për fatin e Nottingham Forestit.
Me ndihmën e programeve për përkthim, braziliani 20-vjeçar që është student i gazetarisë, kalon me orë të tëra duke raportuar për ligën modeste, atë të Kategorisë së Dytë të Anglisë.
"Shokët e mi menduan në fillim se ishte pak çuditshëm, por kur ua shpjegova historinë e klubit atyre, ata më kuptuan. Të gjithë përcjellin një skuadër në Brazil dhe një skuadër nga ligat e huaja", thotë Soares.

Sao Paulo, 27 mars - Mario Soares, që jeton në Brazilin e çmendur pas futbollit dhe flet shumë pak anglisht, drejton një faqe në rrjetin social "Facebook" për fatin e Nottingham Forestit.

Me ndihmën e programeve për përkthim, braziliani 20-vjeçar që është student i gazetarisë, kalon me orë të tëra duke raportuar për ligën modeste, atë të Kategorisë së Dytë të Anglisë.

"Shokët e mi menduan në fillim se ishte pak çuditshëm, por kur ua shpjegova historinë e klubit atyre, ata më kuptuan. Të gjithë përcjellin një skuadër në Brazil dhe një skuadër nga ligat e huaja", thotë Soares.

Me goditjen e ligës vendore nga korrupsioni e keqmenaxhimi, pastaj mundësia që ligat evropiane të përcillen nëpërmjet televizorit, internetit dhe videolojërave, ka bërë që shumë brazilianë të tregojnë interesim më të madh në futbollin e huaj.

"Pak nga pak, skuadrat e mëdha evropiane në heshtje po 'pushtojnë' zemrat dhe mendjen e adhuruesve brazilianë të futbollit, veçanërisht të rinjve, që janë të joshur nga ligat evropiane që janë shumë më atraktive sesa ato që janë mësuar të shohin në Brazil", thotë Fernando Ferreira, drejtor i firmës këshilluese sportive "Pluri". "Fenomeni i brazilianë të përkrahin një skuadër në Brazil dhe një tjetër jashtë është bërë tash më e zakonshme".

Ky trend po ndodh në gjithë botën, por veçanërisht po godet në Brazil, shtëpinë e Peles, Zicos dhe Ronaldos, vendit të vetëm që fitoi pesë herë Kupën e Botës.

Brazili ka një ligë kualitative dhe ky vend njihet në mbarë botën për prodhimin e lojtarëve të mëdhenj dhe skuadrave të forta.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...