Rikomponohet Këshilli Drejtues i QKK-së

27 Mars 2013 - 09:28      

Ministria e Kulturës ka emëruar drejtorin e Zyrës për të Drejtat e Autorit, Valon Kushtanjeva, anëtar në Këshillin Drejtues të QKK-së, si përfaqësues të saj. Institucioni më i lartë i kulturës në vend, i cili me ligj është përgjegjës për emërimin e Këshillit, nga pesë veta ka edhe një përfaqësues direkt të saj. Deri tash, në Këshillin Drejtues të QKK-së, si përfaqësuese e MKRS-së, ka qenë Burbuqe Berisha, në cilësinë e drejtoreshës së përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ministria nuk ka vendosur që këtë post t’ia besojë Elmaze Nurës, që ka marrë në drejtim Teatrin Kombëtar të Kosovës, për një mandat katërvjeçar.

Prishtinë, 26 mars - Ministria e Kulturës ka emëruar drejtorin e Zyrës për të Drejtat e Autorit, Valon Kushtanjeva, anëtar në Këshillin Drejtues të QKK-së, si përfaqësues të saj. Institucioni më i lartë i kulturës në vend, i cili me ligj është përgjegjës për emërimin e Këshillit, nga pesë veta ka edhe një përfaqësues direkt të saj. Deri tash, në Këshillin Drejtues të QKK-së, si përfaqësuese e MKRS-së, ka qenë Burbuqe Berisha, në cilësinë e drejtoreshës së përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ministria nuk ka vendosur që këtë post t’ia besojë Elmaze Nurës, që ka marrë në drejtim Teatrin Kombëtar të Kosovës, për një mandat katërvjeçar.

Shklëzen Dragaj këshilltar i ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, nuk ka komentuar shumë për këtë punë, teksa ka treguar se “Kashtanjeva është emëruar si anëtar i Këshillit, javën e kaluar”.

Ndërkohë, Burbuqe Berisha i ka thënë gazetës me t’i dalë mandati i saj si drejtoreshë e TKK-së, e ka njoftuar MKRS-në se i duhet të largohet edhe nga Këshilli Drejtues i QKK-së.

“Me kohë nëpërmjet një shkrese i kam njoftuar të dy institucionet”, ka thënë Berisha.

Këshillin, të cilit i prin Arben Zharku, veç Kashtanjevës e përbën edhe regjisori e montazheri Agron Vula, regjisori e producenti Ilir Kabashi dhe regjisori Arben Apolloni. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...