Natyra në luftë kundër stresit

26 Mars 2013 - 18:49      

Shqetësoheni, jeni me ankth dhe nën stres kronik? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Fatmirësisht, natyra na ka dhënë një numër të madh ilaçeve që nuk sjellin asnjë rrezik për shëndetin tuaj, janë efikase dhe gjenden lehtë.

Shqetësoheni, jeni me ankth dhe nën stres kronik? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Fatmirësisht, natyra na ka dhënë një numër të madh ilaçeve që nuk sjellin asnjë rrezik për shëndetin tuaj, janë efikase dhe gjenden lehtë.



Kamomili

Nëse jeni të nervozuar, provoni të pini një filxhan kamomil. Ai përmban veçori që veprojnë si ilaçe për qetësim, por pa efekte anësore.

Mund të merrni edhe shtresa që përmbajnë apigenin, përbërësin aktiv, i cili gjendet në lulet e kamomilit. Një hulumtim ka treguar që personat të cilat kanë marrë suplemente të kamomilit në periudhën prej 8 javësh kanë pasur simptoma dukshëm të reduktuara të ankthit, në krahasim me ata që kanë marrë placebo.



Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër përmban aminoacidin L-teaninë, për të cilin është dëshmuar që nxit disponim  të mirë, ndjenjën e vigjilencës dhe redukton nivelin e hormonit të stresit në trup (kortizolit).

Shkencëtarët kanë dëshmuar që L-teanina mund të rregullojë nivelin e tensionit të gjakut dhe numrin e rrahjeve të zemrës. Me një hulumtim të vogël është treguar që konsumi i përditshëm i 200 miligramëve të L-teaninës e redukton konsiderueshëm nivelin e kortizolit në trup.



Elbi

Po, është ky është një nga përbërësit më të rëndësishëm të birrës, por përparësitë e tij nuk do t’i fitoni përmes konsumimit të birrës, por përmes vajrave dhe çajeve eterike.

Çaji i elbit është i hidhët, çka nuk i konvenon një numri të madh të njerëzve. Mund ta përzieni me çajin nga kamomili ose menta. Veçoritë e elbit shpesh përdoren si sedativë, për të reduktuar simptomat e pagjumësisë. Nëse planifikoni të merrni elb, këshillohuni me mjekun, sepse mund të reduktojë efektin e disa ilaçeve.



Sanëza

Disa bimë reduktojnë nivelin e stresit pa nxitur ndjenjën e gjumit, por disa kanë efekt qetësues. Sanëza i takon grupit të dytë. Përmban veçori që përdoren për përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe si ilaç për probleme me pagjumësinë.

Sanëza nuk ka aromë tërheqëse dhe shumë nuk dëshirojnë të pinë çaj nga këto bimë shëruese. Nëse, pavarësisht aromës, dëshironi të pini çaj të sanëzës, pini para gjumit. Mund ta përzieni me çajin nga kamomili për të pasur shije dhe aromë më të përshtatshme.

Bari i bletës

Në mesjetë është përdorur për reduktimin e stresit dhe ankthit, dhe për kualitet më të mirë të gjumit. Në një hulumtim është përcaktuar që 600 mg bar blete redukton nivelin e stresit dhe nxit ndjenjën e relaksimit.

Edhe pse është kryesisht i sigurt, disa hulumtime kanë treguar që konsumi i tepërt mund të rrisë nivelin e stresit, kështu që ndiqini udhëzimet dhe filloni me dozën më të vogël. Shpesh shitet në kombinim me bimët tjera relaksuese.



Frut pasioni (Passiflora edulis)

Kjo bimë ka veçoritë e qetësuesit, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton nivelin e stresit në mënyrë të njëjtë efikase si edhe ilaçet. Shpesh përdoret si ilaç kundër pagjumësisë.

Si edhe llojet tjera të qetësuesit, do t’ju bëjë të përgjumur dhe të relaksuar. Mos e merrni me sanëz, elb ose bar blete. Kurrë mos konsumoni disa bimë së bashku me qetësues në të njëjtën kohë, ndërsa frutin e pasionit mos e konsumoni në mënyrë të vazhdueshme më gjatë se një muaj.



Livanda

Kjo bimë me shije dhe aromë të përshtatshme ka efekt kundërinflamator. Në një hulumtim është treguar që pacientët janë shumë më pak të shqetësuar nëse janë të rrethuar me aromën e livandës.

Shkencëtarët kanë dëshmuar që livanda në mënyrë efikase redukton nivelin e stresit dhe ankthin. Është lajm i shkëlqyer që vjen në forma të ndryshme: vaj eterik, jastëkë aromatik, shkopinj dhe ngjashëm.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...