Në një aksident rrugor humbi jetën E. Ajradini

26 Mars 2013 - 11:56      

Dje rreth orës 16:40, një shofer i cili po e drejtonte veturën “Opel Astra” nga Prizreni në drejtim të Grykës së Lumbardhit, me të arritur në kthesa të thyeshme në afërsi të manastirit, nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, e humb kontrollin mbi veturën e cila kalon në krahun e kundërt të lëvizjes dhe përplaset me bjeshkën, e më pas prapë kthehet në anën tjetër dhe përfundon jashtë rruge në një thellësi rreth katër metra.
Shoferi i veturës (E. Ajradini) është dërguar me plagë të rënda në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas në QKUK në Prishtinë, mirëpo

Prizren, 26 mars   - Dje rreth orës 16:40, një shofer i cili po e drejtonte veturën “Opel Astra” nga Prizreni në drejtim të Grykës së Lumbardhit, me të arritur në kthesa të thyeshme në afërsi të manastirit, nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, e humb kontrollin mbi veturën e cila kalon në krahun e kundërt të lëvizjes dhe përplaset me bjeshkën, e më pas prapë kthehet në anën tjetër dhe përfundon jashtë rruge në një thellësi rreth katër metra.

Shoferi i veturës (E. Ajradini) është dërguar me plagë të rënda në spitalin rajonal të Prizrenit e më pas në QKUK në Prishtinë, mirëpo nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes. Policia ka kryer të gjitha procedurat hetimore në vendin e ngjarjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...