Konfiskohet në Prizren një kallashnikov me 19 fishekë

26 Mars 2013 - 11:56      

Policia e Prizrenit pasi njoftohet se në rrugën “Jashar Salihu” ka të shtëna nga arma e zjarrit, një patrullë policore dhe hetues policorë menjëherë shkojnë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Pas mbledhjes së informacioneve janë gjetur dy gëzhoja të fishekëve dhe është identifikuar i dyshuari Mirlind M., i cili është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren. Pas intervistës është kuptuar se arma e përdorur është kallashnikov të cilën i dyshuari e kishte fshehur në një kolibe në fushat e Korishës.

Prizren, 26 mars  - Policia e Prizrenit pasi njoftohet se në rrugën “Jashar Salihu” ka të shtëna nga arma e zjarrit, një patrullë policore dhe hetues policorë menjëherë shkojnë në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet e nevojshme. Pas mbledhjes së informacioneve janë gjetur dy gëzhoja të fishekëve dhe është identifikuar i dyshuari Mirlind M., i cili është shoqëruar për në stacionin policor në Prizren. Pas intervistës është kuptuar se arma e përdorur është kallashnikov të cilën i dyshuari e kishte fshehur në një kolibe në fushat e Korishës.

Hetues policorë dhe krim teknika e kanë sekuestruar armën AK-47 me numër serik 11125142 , në karikatorin e së cilës kishte 19 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Prokurori i shtetit ka vendosur që rasti t’i kalojë Prokurorisë me procedurë të rregullt, ndërkaq i dyshuari është liruar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...