Presidentja Jahjaga dekretoi Bedri Hamzën guvernator të BQK-së

26 Mars 2013 - 11:48      

Presidentja Jahjaga dekretoi emërimin e Bedri Hamzës në pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 26 mars - Presidentja Jahjaga dekretoi emërimin e Bedri Hamzës në pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dekretoi sot emërimin e z.Bedri Hamza në pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Dekretimi u bë duke u bazuar në nenin 84, pika 27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafët 1 dhe 2 të Ligjit 03/L-209, për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe duke u bazuar në Vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr.04-V-551, të datës 14 mars 2013, të pranuar në Zyrën e Presidentes më datë 25 mars 2013.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...