Cilat parti mund të bëhen pjesë e qeverisjes në Shqipëri

26 Mars 2013 - 11:23      

Fitorja e zgjedhjeve është edhe një mundësi shumë e mirë për partitë politike për të ndarë pushtetin e ardhshëm. Me afrimin e zgjedhjeve, partitë politike kanë filluar që të bëjnë dhe llogaritjet e votave dhe të koalicioneve të mundshme për të marrë maksimumin në çdo qark. Dy partitë e mëdha, ajo Socialiste dhe Demokratike u kanë vendosur kushte aleatëve të tyre për t’i futur në qeveri nëse do të fitojnë zgjedhjet. Nga njëra anë socialistët kanë vendosur si kusht minimal të tyre për t’i pranuar në qeveri sigurimin e 10 mijë votave, ndërsa për demokratët kusht për postin e ministrit mbetet sigurimi i

Tiranë, 26 mars - Fitorja e zgjedhjeve është edhe një mundësi shumë e mirë për partitë politike për të ndarë pushtetin e ardhshëm. Me afrimin e zgjedhjeve, partitë politike kanë filluar që të bëjnë dhe llogaritjet e votave dhe të koalicioneve të mundshme për të marrë maksimumin në çdo qark. Dy partitë e mëdha, ajo Socialiste dhe Demokratike u kanë vendosur kushte aleatëve të tyre për t’i futur në qeveri nëse do të fitojnë zgjedhjet. Nga njëra anë socialistët kanë vendosur si kusht minimal të tyre për t’i pranuar në qeveri sigurimin e 10 mijë votave, ndërsa për demokratët kusht për postin e ministrit mbetet sigurimi i një mandati deputeti, shkruan “Shekulli”. Kushti vlen vetëm për postin e ministrit, pasi në rang zëvendësministri, pragu ulet edhe më tej. Për demokratët, skema e shpërblimit ndryshon nga ajo e PS-së, pasi sigurimi i posteve të zëvendësministrave do të varet ndjeshëm nga ndihma që ato do t’i japin koalicionit sipas qarqeve. Nëse diferenca midis  të djathtëve dhe të majtëve për mandatin e fundit në atë qark është tepër e vogël, shanset për vlerësimin e kontributit të partive të vogla rriten ndjeshëm.



Koalicioni i majtë



Partitë që do të sigurojnë mbi 10 mijë vota përveç deputetëve në Kuvendin e ri, do të marrin dhe poste kyçe në qeverisje si ministër dhe zëvendësministër.  Nga analizimi i zgjedhjeve të rezultateve të 2009,  janë vetëm 4 parti nga lista prej 34 partive politike që u mblodhën pak ditë më parë në tryezën e organizuar nga PS-ja. Përveç partitë kryesore, asaj Socialiste që mori  rreth 621 mijë vota, forcat e tjera që kanë shanset për t’u futur në qeveri në rast të  rotacionit politik do të jetë Partia Socialdemokrate që siguroi 26.700 vota në rang kombëtar, Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo me 10 395 vota .Pretendente nisur nga zgjedhjet e kaluara parlamentare paraqitet edhe Partia G99 e drejtuar tashmë jo nga Erjon Veliaj, por nga Ervin Mete. Kjo forcë rezultoi në rang vendi me rreth 13 mijë vota.  Në rast se konfigurimi i aleancave parazgjedhore do të jetë I njëjtë me partitë pjesëmarrëse në tryezën e  një jave më parë, atëherë do të mungonin 18 mijë votat e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të cilat duken solide në zonat ku ka më shumë përqëndrim të minoritetit grek në jug të vendit. Në rast të një koalicioni paszgjedhor me këtë forcë politike, postet do të jepeshin vetëm nëse PBDNJ do të arrinte të konvertonte votat e saj së paku në një mandate deputeti. Në mbledhjen e aleatëve të zhvilluar pak ditë më parë kryesocialisti u ka propozuar 34 aleatëve që nëse një parti merr nga 500 deri në 1000 vota në çdo qark, ajo do të ketë një vend të garantuar në bashkëqeverisjen lokale të atij qarku. Ndërsa, kontributi në pushtetin qendror, që nënkupton drejtimin në rang drejtorish, lista do fillonte me vlerësimin nga 5 mijë vota deri në 10 mijë vota në çdo qark. Por, ajo parti që do arrijë të marrë më shumë se 10 mijë vota do të ketë një vend të sigurt në qeverinë e re, në rast fitore të koalicionit të majtë më 23 qershor.



Koalicioni i djathtë



Ndarja e pushtetit në kampin e djathtë ka një tjetër skemë. Ndryshe nga PS-ja që u ka caktuar një kufi strikt aleatëve  PD-ja vlerësimin do e bëjë të mbështetur nga kontributi i asaj force në një qark të caktuar. Për ta konkrtizuar këtë, le të marrim një shembull nga zgjedhjet parlamentare të 2009-s, ku partia e drejtuar nga

Artur Roshi mori  pothuaj të njëjtin numër votash sa ajo e drejtuar nga Arjan Starova, nuk u shpërblye me post zëvendësministri. Votat e Bashkimit Liberal Demokrat të cilët morën vota tepër të rëndësishme për koalicionin e djathtë në Dibër. Nisur nga rezultatet e zgjedhjeve të kaluara parlamentare, mbi 10 mijë vota kanë rezultuar rreth 6 forca politike. Në krye renditen aleatët besnikë republikë të cilët në 2009-n siguruan 32, mijë vota, ndërsa të dytët renditen çamët që në atë kohë morën 15 mijë vota. Legaliteti siguroi rreth 11 mijë vota, ndërsa Partia Agrare Ambientaliste mori 13 mijë vota.

Lista e kandidatëve të partive dhe koalicioneve të partive

Partia politike, që është regjistruar në KQZ si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ listën shumemërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Kandidati për deputet, i regjistruar në një listë shumemërore në një zonë zgjedhore nuk mund të regjistrohet si i tillë për një zonë zgjedhore tjetër, qoftë edhe për llogari të një partie apo koalicioni tjetër dhe as si i propozuar nga një grup zgjedhësish. Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 5 000 zgjedhës në shkallë kombëtare. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat në tërësi duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 7 000 zgjedhësve në shkallë kombëtare.

Nga 500-1000

 • Vota në çdo qark, do të thotë që ajo parti do të ketë një vend të garantuar në bashkëqeverisjen lokale të atij qarku (Prefekturë ose Këshill Qarku).

Nga 5000-10000

• Vota në çdo qark, ajo parti do të ketë mundësi të marrë drejtimin e drejtorive të mëdha në qarqe si: Drejtori Doganash, tatimesh, arsimore, shëndetësore, policie, etj

Mbi 10 mijë

• Vota, ajo parti do të ketë përveç deputetëve në Kuvendin e ri, por do të marrë dhe poste kyçe në qeverisje si ministër dhe zëvendësministër 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...