Oferta e fundit e Ashtonit për Serbinë?

26 Mars 2013 - 10:51      

Gazeta serbe “Blic” pas mbledhjes së mbrëmshme të kreut shtetëror serb, sot si ekskluzive e boton dokumentin prej tetë pikash që Catherine Ashton ia ka ofruar Daçiqit në tavolinë, sipas sistemit “merre ose lëre”.

Beograd, 26 mars - Gazeta serbe “Blic” pas mbledhjes së mbrëmshme të kreut shtetëror serb, sot si ekskluzive e boton dokumentin prej tetë pikash që Catherine Ashton ia ka ofruar Daçiqit në tavolinë, sipas sistemit “merre ose lëre”.

1. Asociacioni/Bashkësia e kominave serbe do të themelohet nga komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe do ta manifestojë identitetin e tyre;

2. Asociacioni/Bashkësia do të ketë statutin e vet personal. Mund të shpërndahet vetëm me vendimin e komunave që marrin pjesë në te dhe në harmoni me procedurën parashikuar me statut.

3. Struktura e Asociacionit/Bashkësisë do të formohet në bazë të modalitetit që e përmbajnë statutet ekzistuese të komunave të Kosovës.

4. Në harmoni me Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe me ligjet e Kosovës, komunat përkatëse mund të vendosin nëse do t’i ndajnë kompetencat dhe t’i kryejnë ato me anë të Asociacionit/ Bashkësisë.

5. Asociacioni/Bashkësia do të ketë kontrollin e përgjithshëm strategjik në fushat sikurse janë: zhvillimi ekonomik, arsimi e shëndetësia dhe çështjet tjera lokale me rëndësi dhe interes të përgjithshëm.

6. Asociacioni/Bashkësia do t’i kryej kompetencat shtesë të cilat në të ardhmen mund t’u ndahen komunave nga pushteti qendror.

7. Asociacioni/Bashkësia do ta përfaqësojë bashkësinë serbe para autoriteteve qendrore dhe për këtë qëllim do të ketë karrige në Këshillin konsultativ të bashkësive.

8. Zgjedhjet komunale do të organizohen në komunat veriore, në vitin 2013, me ndihmën e Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në harmoni me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare.

“Blic” shkuan se fjala është për interpretimin sipërfaqësor të planit të Ahtisaarit që është inkorporuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe serbëve u ofrohet të vendosin vetëm mbi zhvillimin lokal ekonomik, arsimin dhe shëndetësinë.

Gazeta Blic shkruan se Plani i Ahtisaarit ua mundëson komunave të bashkohen mes veti në asociacione, por atyre asociacioneve nuk u garantohet kurrfarë pushteti ekzekutiv dhe veçori, sikur që as me këtë dokument kjo nuk mundësohet.

Dokumenti i Catherine Ashton, shkruan gazeta, u “ofron” serbëve që bashkësisë, të cilën e formojnë komunat e tyre, të fitojë karrige në Këshillin Konsultativ të bashkësive, që është trup këshillëdhënës i formuar në kuadër të zyrës së kryetarit të Kosovës që nuk ka kurrfarë peshe ligjore e më pak autorizime ekzekutive.

Ideja e këtij propozimi është që detajet juridike t’u lihen ekipeve teknike juridike në përpunim, dhe janë ofruar vetëm parimet politike kornizë mbi themelimin e Bashkësisë së komunave serbe (BKS), ka thënë burimi i gazetës “Blic” në Bruksel.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...