Rod Stewart i kushton këngë bijës së braktisur

26 Mars 2013 - 10:48      

Rokeri veteran Rod Stewart në albumin e tij të parë të shkruar nga vetë ai në 22 vjet ia ka kushtuar një këngë vajzës së tij, të cilën e kishte dhënë për adoptim para 50 viteve.
Krijuesi i hitit “Maggie May” ka pasur fëmijë me të dashurën e tij Sue Boffey, kur ai kishte vetëm 17 vjet, por çifti e kishte dhënë fëmijën në adoptim pasi që nuk kishin kushtet për ta rritur.
Sarah Streeter ka kontaktuar rokerin pas vdekjes së nënës birësuese të saj në vitin 2008, dhe çifti gradualisht kanë krijuar një lidhje të afërt pas një fillim të stuhishëm në ribashkimin e tyre.
Tani Stewart i ka kushtuar këngë

Tani Stewart i ka kushtuar këngën e quajtur “Brighton Beach”, e cila paraqet detaje të lidhjes së tij me Boffey dhe Streeter.

“Është për një vajzë reale, e cila ka thyer zemrën time, afera ime e parë e dashurisë, emri i saj ka qenë Sue Boffey dhe ka qenë nëna e fëmijës tim të parë, e cila është adoptuar sepse ne nuk kemi pasur as vend ku ta fusnim kokën”, tha ai për “The Independent”.

“Martesa nuk ishte konsideruar dhe ka qenë njollë e vërtetë në karakterin tënd kur e ke lënë një vajzë shtatzënë në atë kohë. Sarah ende nuk e di për këngën, por do t’i pëlqejë. Ne sapo kemi filluar ta quajmë njëri-tjetrin baba dhe bijë, çka ishte e vështirë sepse unë nuk i kam ndërruar pelenat e saj dhe nuk e kam përcjellë në shkollë, e as nuk e kam ndihmuar të bëjë detyrat e saj.”

Albumi i Stewart do të dalë në treg në maj

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...