Yoko publikon “foton” e syzeve të përgjakura të Lennonit

26 Mars 2013 - 10:47      

Me fotografinë e syzeve të përgjakura të John Lennon, vejusha e tij dëshiron ta përkujtojë publikun që nga dita kur e kanë vrarë Lennonin me armë zjarri në SHBA janë vrarë më shumë se një milion njerëz.
Artistja dhe aktivistja për

Me fotografinë e syzeve të përgjakura të John Lennon, vejusha e tij dëshiron ta përkujtojë publikun që nga dita kur e kanë vrarë Lennonin me armë zjarri në SHBA janë vrarë më shumë se një milion njerëz.

Artistja dhe aktivistja për paqe Yoko Ono përsëri provokon dhe atë përmes Twitter. Vejusha më e njohur në botë në përvjetorin e 44-të të martesës, ka publikuar fotografinë e syzeve të përgjakura të John Lennonit të vrarë për të përkujtuar njerëzit që nga 8 dhjetori i vitit 1980, respektivisht nga dita kur “beatelsin” e popullarizuar e kishte vrarë Mark Chapman, në SHBA me armë zjarri janë vrarë më shumë se një milionë njerëz, lajmëron Telegraph.

“Vdekja e tij është përvojë shumë e dhimbshme. Mua dhe djalit Sean na mungon edhe pas 33 viteve”, – ka shkruar në një tweet derisa me një tweet tjetër ka përkujtuar se si “në Amerikë çdo vit nga armët e zjarrit vriten 31.537 persona.”

Fotografia e syzeve të përgjakura, të cilat i ka shfaqur edhe në albumin e saj të parë pas vrasjes së Lennonit "Season of Glass" në vitin 1981, është ripostuar më Twitter nga njerëzit 88.000 herë. Duket që aktivistja 79-vjeçare e paqes edhe një herë në mënyrë provokuese me sukses ka shprehur pikëpamjet e saj për kontrollin, respektivisht ndalimin e bartjes së armëve dhe ka “nxitur” shoqërinë amerikane që të mendojë mirë dhe t’i kthehet arsyes së shëndoshë në vend të eskalimit të emocioneve sikurse pas masakrës në shkollën fillore Sandy Hook.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...