Derbi me rollerë, sporti brutal i femrave

26 Mars 2013 - 10:44      

Derisa një muzikë "rock" gjëmon brenda palestrës, dhjetë femra rrëshqasin me rollerë me shpejtësi "maksimale" nëpër shteg. Fytyrat e tyre janë të ngjyrosura sikur të jenë luftëtare.



Londër, 26 mars - Derisa një muzikë "rock" gjëmon brenda palestrës, dhjetë femra rrëshqasin me rollerë me shpejtësi "maksimale" nëpër shteg. Fytyrat e tyre janë të ngjyrosura sikur të jenë luftëtare.

Këto femra nuk po vallëzojnë, por janë të lidhura me një garë shumë serioze. Ky sport në Britani është i njohur me emrin "Roller derby" (Derbi me rollerë) dhe është ekskluzivisht vetëm për femra. Garueset bëjnë të pamundurën për të hedhur njëra-tjetrën nga shtegu. Ky është një sport i gjallë dhe në të shumtën e rasteve di të jetë edhe shumë i dhunshëm.

Janë mbi 100 ekipe në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, pasi femrat janë dashuruar me këtë sport.

Sporti "Roller derby" luhet me dy ekipe në shteg, me nga pesë anëtare. Secili ekip duhet ta ketë një "depërtuese" (jammer), e cila shënon pikët duke tejkaluar anëtaret e ekipit kundërshtar. Kundërshtaret bëjnë të pamundurën për ta bllokuar atë. Ato kanë të drejtë ta bllokojnë atë duke e shtyrë, goditur me bërryl, e të tjerë.

Ky është një sport me kontakt të plotë dhe në të ka shumë përplasje mes lojtareve, pasi bllokueset mundohen ta lirojnë rrugën për depërtuesen e tyre, në mënyrë që të fitojnë pikë. Ky sport ka nisur për herë të parë në SHBA gjatë viteve 30, por në fund të viteve 70, popullariteti i tij ra dukshëm. Është rilindur në vitin 2001 në Teksas, kurse pas pesë vjetëve ka depërtuar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë. Aktualisht ka ekipe nga 40 shtete, të cilat vijnë në Londër për t'i matur forcat mes vete.

"Ky sport është bërë atraktiv për shumë njerëz dhe çdoherë e më shumë po kemi shikues. Ndoshta e kanë pranuar për shkak se është sport agresiv dhe për femra. Është një sport shumë interesant", ka thënë garuesja Kirsty Quinn (33).

Se sa i popullarizuar është ky sport, më së miri e di Eoin Flynn nga Dublini, gruaja e të cilit është pjesë e një ekipi të këtij qyteti. Ai thotë se nuk po mund të besoj që ky sport po pëlqehet kaq shumë, sidomos nga gjinia femërore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...