Digjitalizimi kadastral humb lëndët e disa pronave

26 Mars 2013 - 10:42      

Zyrtarë komunalë të Prishtinës janë ankuar se shkaku i gabimeve, Sistemi i Informatave Kadastrale, i cili menaxhohet nga niveli qendror, u ka shkaktuar humbjen e lëndëve të disa pronave, hipotekave, masave të ndalesave dhe qiradhëniet për 99 vjet.
Sistemi i Informatave Kadastrale (SIKTK) ka zëvendësuar regjistrin ekzistues të të drejtave për pronat e paluajtshme. Megjithëse digjitalizimi i dokumentacionit kadastral është bërë qysh në mars të vitit 2012, Komuna ende ka vështirësi sa i përket lëshimit të dokumenteve kadastrale, pasi programi kompjuterik për këtë s

Prishtinë, 26 mars – Zyrtarë komunalë të Prishtinës janë ankuar se shkaku i gabimeve, Sistemi i Informatave Kadastrale, i cili menaxhohet nga niveli qendror, u ka shkaktuar humbjen e lëndëve të disa pronave, hipotekave, masave të ndalesave dhe qiradhëniet për 99 vjet.

Sistemi i Informatave Kadastrale (SIKTK) ka zëvendësuar regjistrin ekzistues të të drejtave për pronat e paluajtshme. Megjithëse digjitalizimi i dokumentacionit kadastral është bërë qysh në mars të vitit 2012, Komuna ende ka vështirësi sa i përket lëshimit të dokumenteve kadastrale, pasi programi kompjuterik për këtë shërbim menaxhohet nga niveli qendror, përkatësisht Agjencia Kadastrale e Kosovës. Sipas zyrtarëve komunalë, në fillim ky program ka shkaktuar pengesa të mëdha në realizimin e lëndëve. Drejtori i Kadastrës në Prishtinë, Shiqeri Spahiu, ka thënë për gazetën se me gjithë përpjekjet e Komunës për rritjen e efikasitetit të punës, palët ende presin më gjatë sesa duhet për shkak se sistemi online i procedimit të këtij lloj dokumentacioni menaxhohet nga niveli qendror, ndërkaq pengesat më të mëdha, sipas tij, janë shkaktuar në realizimin e lëndëve që kanë qenë në procedurë. “Gjatë implementimit të këtij programi kemi pasur  probleme, të cilat edhe sot manifestohen në raste të caktuara dhe ato janë më shumë të natyrës teknike”. Kjo thuhet të paktën sipas sqarimeve të AKK-së, sepse i njëjti është duke u instaluar edhe nëpër komuna tjera të Kosovës. Në këtë  program janë manifestuar gabime të ndryshme sikurse: humbja e disa pronave, hipotekave, masave të ndalesave, qiradhëniet për 99 vjet etj. Megjithatë, gjendja është mbajtur nën kontroll duke i krahasuar rastet problematike të programit me ato të arkivit të lëndëve të cilat i kemi në drejtori”, ka thënë Spahiu.

 “Se sa është funksional një program i tillë tregon fakti se për një transaksion pronësor, procedurat duhet të  kalojnë nëpër 12  hapa zyrtarë, dhe vetvetiu  ka prodhuar joproduktivitet  dhe joefikasitet në punën e përditshme të drejtorisë, e cila më herët kishte krijuar  një standard shumë të mirë dhe efikas në raport me kërkesat e qytetarëve”, është shprehur Spahiu. Marrë parasysh këto, komuna ka kërkuar nga Agjencia Kadastrale  Kosovës  që ta rishikojë edhe njëherë programin në fjalë (gjerësisht në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...