Vilanova këtë javë rikthehet te Barça

26 Mars 2013 - 10:35      

Ekipi i Barcelonës ka paralajmëruar se trajneri Tito Vilanova këtë javë do të kthehet në "Camp Nou" pas dy muajve të kaluar në New York ku ishte duke u kuruar nga operimi i kancerit në fyt, njoftojnë të hënën mediumet e huaja. Vilanova 44-vjeçar, në muajin dhjetor të vitit të shkuar iu nënshtrua operimit dhe pastaj shkoi për gjashtë javë në kimioterapi dhe radioterapi gjatë muajit janar në New York. Ai para fillimit të këtij edicioni u emërua trajner i Barcelonës, duke e zëvendësuar Pep Guardiolën

Ekipi i Barcelonës ka paralajmëruar se trajneri Tito Vilanova këtë javë do të kthehet në "Camp Nou" pas dy muajve të kaluar në New York ku ishte duke u kuruar nga operimi i kancerit në fyt, njoftojnë të hënën mediumet e huaja. Vilanova 44-vjeçar, në muajin dhjetor të vitit të shkuar iu nënshtrua operimit dhe pastaj shkoi për gjashtë javë në kimioterapi dhe radioterapi gjatë muajit janar në New York. Ai para fillimit të këtij edicioni u emërua trajner i Barcelonës, duke e zëvendësuar Pep Guardiolën. "Vilanova këtë javë do të jetë në Barcelonë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë", thuhet në uebfaqen zyrtare të Barçës. Vilanovën te Barcelona po e zëvendëson Jordi Roura.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...