Superperimet pranverore!

26 Mars 2013 - 09:53      

Pranvera është këtu dhe ka ardhur koha që ju të rritni konsumimin e ushqimeve pranverore. Nëse u kushtoni vëmendje ushqimeve në supermarket ose treg, do të vëreni që janë përplot të mbushur me perime të gjelbra, siç janë shpargu, spinaqi, etj. Perimet pranverore ofrojnë nivel të lartë të vitaminës K, hekurit dhe fitonutrientëve të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve

Pranvera është këtu dhe ka ardhur koha që ju të rritni konsumimin e ushqimeve pranverore. Nëse u kushtoni vëmendje ushqimeve në supermarket ose treg, do të vëreni që janë përplot të mbushur me perime të gjelbra, siç janë shpargu, spinaqi, etj. Perimet pranverore ofrojnë nivel të lartë të vitaminës K, hekurit dhe fitonutrientëve të cilët reduktojnë rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kronike.

Shpargu
Edhe pse është në treg gjatë tërë vitit, nuk mund ta krahasoni shpargun për shembull të dhjetorit dhe shpargun që rritet nga shkurti deri në qershor. Një filxhan shparg përmban madje 70 për qind nga vlerat e rekomanduara ditore të vitaminës K. Vitamina K është kyçe për absorbimin e duhur të kalciumit në eshtra. Një filxhan shparg përmban 20 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila e forcon sistemin e imunitetit. Është burim i shkëlqyer i proteinave dhe acidit folik. Një arsye tjetër për ta dashur shpargun? Është i shkëlqyeshëm si ilaç për dhimbjen e kokës nga dehja apo mamurllëku.

Fasulja fava
Kjo është një nga bimët më të vjetra të kultivuara. Është burim i shkëlqyer me fibra, hekur dhe proteina. Vetëm një 1 filxhan fasule fava përmban madje 13 gramë proteina. Hulumtimet kanë treguar që fasulja fava në mënyrë të natyrshme rregullon nivelin e kolesterolit, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve të zemrës dhe sulmi në zemër. Po ashtu është e shkëlqyeshme për rritjen e dëshirës seksuale.

Sallata e gjelbër
Përveç që ka shije më të mirë gjatë pranverës, është më e shëndetshme dhe më e sigurt. Sallata e gjelbër e cila rritet jashtë sezonit është e mbushur me kompozime të dëmshme, të cilat mund të shkatërrojnë shëndetin e gjëndrës tiroide. Sallata e gjelbër e cila është rritur në pranverë është e mbushur me antioksidantë, fibra dietale, vitaminë K, C edhe acid folik.

Qepa e re
Ky është versioni  i njomë i qepës së gjelbër, e cila është e ngjashme me qepën e kuqe. Të triat kanë veçori dhe përparësi për shëndetin. Përmbajnë kuercetinë, antioksindantin i cili ka veprim edhe si antihistaminë dhe është i shkëlqyer edhe në lehtësimin e alergjive sezonale. Kuercetina rregullon tensionin e gjakut dhe zvogëlon rrezikun nga krijim i sëmundjeve të zemrës.

Spinaqi
Pranvera është periudha më e mirë e vitit për konsumimin e spinaqit. Përveç që është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës C dhe i acidit folik, të cilët forcojnë sistemin e imunitetit dhe lehtësojnë simptomat e alergjisë, është burim i shkëlqyer i betainës, kompozimit që përmirëson qëndrueshmërinë gjatë ushtrimeve. Nëse mendoni që vetëm karotat janë të mira për ruajtjen e shikimit, e keni gabim! Spinaqi përmban luteinë dhe zeaksantinë, dy fitokimikatet që reduktojnë rrezikun nga krijimi i dëmtimeve të syve të shkaktuara nga pleqëria.

Rrepka
Rrepkat janë të mira për shëndet, përmbajnë madje 30 për qind të vlerave të rekomanduara ditore të vitaminës C. Për reduktimin e rrezikut nga krijimi i kancerit rrepkat konsumoni së bashku me brokoli. Rrepkat përmbajnë enzimat që përshpejtojnë absorbimin e kompozimeve antikancerogjene, që gjenden në brokoli. Mos neglizhoni gjethet e brokolit. Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminës C, kalciumit dhe proteinës.

Bizelet
Edhe pse bizelet gjatë pranverës janë ndër perimet e para që piqen, sezoni i tyre zgjat vetëm 2 javë prandaj hani tani. Vetëm një filxhan bizele do t’ju pasurojë me dozën e nevojshme ditore të vitaminës C. Bizelet janë një nga burimet më të mira të tiaminës (vitamina B1) e cila përmirëson disponimin dhe lehtëson simptomat e depresionit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...