Kina përgatitet të krijojë komb të gjenive

26 Mars 2013 - 09:52      

Kinezët deri tani kanë mbledhur mostra të ADN-së prej 2000 njerëzve me inteligjencë superiore, të cilat do t’iu shërbejnë të bëhen komb superior.
Kina është e pandalur në dëshirën e vet për t’u bërë superfuqia e ardhshme botërore. Përveç që blen borxhin amerikan, ajo po ashtu blen edhe mostrat e 2000 njerëzve më inteligjent në botë për projektin e vet të krijimit të foshnjave gjeniale.

Kinezët deri tani kanë mbledhur mostra të ADN-së prej 2000 njerëzve me inteligjencë superiore, të cilat do t’iu shërbejnë të bëhen komb superior.

Kina është e pandalur në dëshirën e vet për t’u bërë superfuqia e ardhshme botërore. Përveç që blen borxhin amerikan, ajo po ashtu blen edhe mostrat e 2000 njerëzve më inteligjent në botë për projektin e vet të krijimit të foshnjave gjeniale.

Shkencëtarët nga BGI Shenzen, Instituti i Pekinit për gjenomikë, pikërisht tani janë duke punuar në sekuencionimin e tërë gjenomit për të zbuluar allelet (grupe të gjeneve) të cilat përcaktojnë inteligjencën njerëzore. Kur puna të kryhet, ndërsa sipas lajmeve më të reja është afër fundit, prindërit përmes screening të embrionit do të mund të zgjedhin zigotin më inteligjent. Besohet që ky proces do të rrisë koeficientin e inteligjencës të çdo gjenerate të ardhshme për 15 IQ pikë.

Geoffrey Miller, psikolog evolucionar dhe profesor në Universitetin njujorkez NYU është një nga 2000 njerëzit inteligjent që kanë dhënë ADN-në e vet. Thotë se si kinezëve më së shumti u interesojnë mostrat me prejardhje kineze dhe evropiane, ndërsa dhuruesit i gjejnë në konferencat shkencore përmes dorëzimit gojor. Megjithatë, dhuruesit  duhet të dëshmojnë inteligjencën e vet superiore duke bashkangjitur rezultatet e testimit IQ, dëshminë e arritjeve akademike dhe CV-në.

Projekti i ngritjes së IQ të kombit nuk merret me inxhiniering gjenetik. Gjenet nuk ndryshohen,. Por prindërit kanë mundësi që nga qelizat e fekonduara të zgjedhin zigotin më inteligjent. Embrionet do të testohen për t’u parë se cili do të jetë më inteligjent. Fëmija i cili krijohet do të jetë i njëjtë me atë i cili do të krijohet në mënyrë natyrale nga prindërit e njëjtë, por do të jetë më i zgjuar se qindra fëmijë potencial që do të krijoheshin me fekondim të rastësishëm.

Kinezët që në fund të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kur Deng Xiaoping ka marrë pushtetin, merren me rritjen e kualitetit dhe kuantitetit të popullatës. Në të nëntëdhjetat kanë filluar me praktikën e testimeve ultrazanor të femrave shtatzëna me qëllim të zbulimit të hershëm të të metave të lindura të fetusit, dhe pastaj kanë filluar të shpenzojnë sasi të mëdha parash për hulumtimin e gjenetikes njerëzore duke tentuar të zbulojnë se cilët gjene i bëjnë më të zgjuar njerëzit.

Miller pohon që me rritjen e IQ-së mesatare të gjeneratës për vetëm pesë pikë, kinezët do të jenë në përparësi të dukshme para vendeve tjera sepse kjo me të madhe do të ndikojë në produktivitetin e vendit. Vendet perëndimore edhe ashtu janë shumë prapa sepse kinezët investojnë shumë para në arsim duke u munduar të zbulojnë metoda të reja të mësimit të cilat do të kenë theksin në zhvillimin e kreativitetit.

Po ashtu prindërit kinez nuk kanë asnjë pengesë morale ndaj një praktike të tillë. Për dallim nga amerikanët e kujdesshëm të cilët në parim nuk mbështesin përzierjen e shkencës në proceset natyrore të ngjizjes, madje 95 për qind e prindërve kinez mbështesin idenë e tillë duke e arsyetuar me dëshirën natyrale të prindërve për pasardhës të shëndetshëm, të lumtur dhe inteligjent.

Nëse vërtetohen parashikimet e shkencëtarëve dhe kinezët arrijnë të rrisin IQ-në për çdo gjeneratë të ardhme për 15 pikë, nuk mundemi as të paramendojmë se ku do ta çojë njerëzimin praktika e tillë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...