Riformatimi i Qeverisë pritet këtë javë

26 Mars 2013 - 09:27      

Riformatimi i kabinetit qeveritar, i paralajmëruar muaj më parë dhe për të cilin janë zhvilluar një sërë takimesh mes krerëve të partive në koalicion, pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

Prishtinë, 26 mars - Riformatimi i kabinetit qeveritar, i paralajmëruar muaj më parë dhe për të cilin janë zhvilluar një sërë takimesh mes krerëve të partive në koalicion, pritet të përfundojë gjatë kësaj jave.

I bindur për këtë është shprehur të hënën lideri i Aleancës Kosovare e Re, Behgjet Pacolli, partia e të cilit pritet ta udhëheq ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, shkruan “Tribuna”.

“Ne jemi duke pritur që këto ditë, pra në këtë javë, të finalizohet marrëveshja. Ka pasur shtyrje për shkak të angazhimeve të kryeministrit, por tani kjo javë është vendimtare për ta përmbyllur këtë çështje”, ka thënë për "Tribunën" Pacolli.

Ai për dy ditë ka qëndruar bashkë me kryeministrin Hashim Thaçi në Nju-Jork ku morën pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, mirëpo për çështjen e koalicionit ka thënë të mos kenë diskutuar atje.

Pacolli ka mohuar se partnerët e koalicionit kanë krizë ashtu sikur ka përjashtuar mundësinë për ndonjë dalje të mundshme të AKR-së nga Qeveria vetëm për shkak të vonesave në riformatimin e Qeverisë

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...