Ambasada britanike do llogari nga Ministria për databazën e trashëgimisë

26 Mars 2013 - 08:57      

Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, do t’i kërkojë vetë llogari ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, për zvarritjen e projektit që ambasada e kishte financuar me rreth 200 mijë euro, qysh në vitin 2008.

Prishtinë, 26 mars - Ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, do t’i kërkojë vetë llogari ministrit të Kulturës, Memli Krasniqi, për zvarritjen e projektit që ambasada e kishte financuar me rreth 200 mijë euro, qysh në vitin 2008.

Ministria e Kulturës tash e pesë vjet nuk ia ka dalë të ofrojë qasje publike në databazën e trashëgimisë kulturore. Institucioni më i lartë kulturor në vend për gati gjysmë dekade nuk po mund të grumbullojë të dhëna për mbi 2 mijë e tetëqind objekte të trashëgimisë kulturore, të identifikuara në Kosovë. Derisa MKRS-ja arsyetohet se është duke i plotësuar me të dhëna objektet që do të jenë pjesë e databazës, ambasadori britanik në Kosovë ka paralajmëruar se do ta ngrejë këtë çështje, sapo ta takojë Memli Krasniqin.

“Fillimisht Zyra britanike, e më pas Ambasada britanike, kishim pajisur me harduer dhe softuer të bazës së të dhënave për regjistrim digjital të objekteve dhe monumenteve historike në Kosovë. Intenca ishte që të kishte një bazë të brendshme të të dhënave në Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve dhe një bazë të jashtme të të dhënave. Ne kemi përgatitur harduerin dhe softuerin dhe këto duhet të përdoren”, ka thënë Cliff gjatë prezantimit të raportit “Gabim pas gabimi” të realizuar nga organizata joqeveritare “Ec ma ndryshe” për “Forumin 2015”, javën e kaluar. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...