Ministritë kanë përmbushur rekomandimet e Avokatit të Popullit?

26 Mars 2013 - 08:43      

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike kanë raportuar të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ata janë ftuar të raportojnë lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të dala nga Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011, që kishte të bënte me implementimin e Ligjit për gjuhët dhe Ligjit për qasje në dokumente publike. Ata janë deklaruar se i kanë përmbushur në masë të madhe këto rekomandime. Kurse përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk ishin prezentë në këtë mbledhje.

Prishtinë, 26 mars – Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Administratës Publike kanë raportuar të hënën në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Ata janë ftuar të raportojnë lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të dala nga Raporti i Avokatit të Popullit për vitin 2011, që kishte të bënte me implementimin e Ligjit për gjuhët dhe Ligjit për qasje në dokumente publike. Ata janë deklaruar se i kanë përmbushur në masë të madhe këto rekomandime. Kurse përfaqësuesit e Avokatit të Popullit nuk ishin prezentë në këtë mbledhje.

Ministri  Petroviq duke folur për implementimin e Ligjit për gjuhët ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve, në mënyrë që të ketë integrim sa më të shpejtë. Ai ka bërë të ditur se rekomandimet e Avokatit të Popullit që kanë të bëjnë me plotësimndryshimin e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e procedurave për zbatim të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në komuna janë duke u zbatuar në masën më të madhe dhe me instalimin e “Softwerëve” të rinj ato, ka thënë se do të gjejnë zbatim të plotë. Avokati i Popullit kishte rekomanduar që kjo ministri ta bëjë plotësisht funksional Këshillin e gjuhëve, të emërojë edhe dy përfaqësues të komuniteteve, një nga ai boshnjak dhe një rom në përbërjen e Komisionit për gjuhët, si dhe të krijohen kushte financiare për rekrutimin e përkthyesve profesionistë në ato institucione ku ndihet mungesa e tyre si në nivel qendror ashtu edhe në nivelin lokal.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...