Kryeministri beson në “vullnetin e mirë” të Serbisë

26 Mars 2013 - 08:32      

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur të hënën se homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në takimin e dy prillit në Bruksel do ta përmirësojë gabimin e shtetit serb që e bëri në takimin e shtatë, duke mos pranuar propozimet e Qeverisë së Kosovës. Në raportimin e tij për takimin me Daçiqin në mbledhjen e Kabinetit qeveritar kryeministri Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës gjërat do të lëvizin përpara.

Prishtinë, 26 mars – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i bindur të hënën se homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në takimin e dy prillit në Bruksel do ta përmirësojë gabimin e shtetit serb që e bëri në takimin e shtatë, duke mos pranuar propozimet e Qeverisë së Kosovës. Në raportimin e tij për takimin me Daçiqin në mbledhjen e Kabinetit qeveritar kryeministri Thaçi është shprehur optimist se në takimin e radhës gjërat do të lëvizin përpara.

“Ishte një mundësi e mirë e mërkura e kaluar që të lëvizim drejt përmbylljes apo arritjes së marrëveshjes në mënyrë që të kalojmë nga faza njëshekullore e konfrontimit në mes të Kosovës e Serbisë në një fazë të re, atë të bashkëpunimit dhe të fqinjësisë së mirë. Dua të shpresoj që ai rast i së mërkurës së kaluar që u huq nga Serbia do të përmirësohet me 2 prill”, ka theksuar kryeministri.

Për këtë ai është shprehur optimist se Serbia do të tregohet më e përgjegjshme në takimin që pritet të mbahet në fillim të muajit të ardhshëm. “Presim që më 2 prill të tregohet vullnet i mirë, përgjegjësi për rrethanat, kushtet dhe ambientin e ri që jetojmë në rajon dhe Serbia të kuptojë dhe respektojë rrethanat e reja, të tregojë gatishmërinë e saj për fqinjësi të mirë edhe me Kosovën, të tregojë gatishmërinë e saj për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Thaçi. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...