Kuvendi kritikohet për ligje antikushtetuese

26 Mars 2013 - 08:31      

Anëtarët e Komisionit parlamentar për Legjislacion e kanë kritikuar ashpër kalimin në shqyrtim të parë të Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës, në Kuvendin e Kosovës, duke e vlerësuar këtë projektligj si antikushtetues. Ata kanë konsideruar se Kuvendi po shpërfill rekomandimet e komisionit që ishin kundër aprovimit të këtij projektligji. Madje, disa prej tyre kanë vlerësuar se ky projektligj është “kriminal” dhe se duhet t’i kthehet Qeverisë.

Prishtinë, 26 mars  - Anëtarët e Komisionit parlamentar për Legjislacion e kanë kritikuar ashpër kalimin në shqyrtim të parë të Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Verifikim dhe Krahasim të Pronës, në Kuvendin e Kosovës, duke e vlerësuar këtë projektligj si antikushtetues. Ata kanë konsideruar se Kuvendi po shpërfill rekomandimet e komisionit që ishin kundër aprovimit të këtij projektligji. Madje, disa prej tyre kanë vlerësuar se ky projektligj është “kriminal” dhe se duhet t’i kthehet Qeverisë.

Arben Gashi, kryetar i këtij komisioni nga radhët e LDK-së, ka thënë se manipulimet lidhur me këtë projektligj kanë filluar qysh në seancën e parë të Kuvendit kur ka pasur të hynte në votim projektligji. “Ditën e parë kur ka qenë në seancë ka ndodhur një lëvizje politike e qëllimshme, që është humbja e kuorumit për të mos hyrë në votim, sepse pushtetarët nuk e kishin të sigurt se munden me e kalua. Në seancën e  dytë kryetari i Kuvendit ka përdorur një mundësi të Rregullores së punës së Kuvendit për ta kaluar atë”, ka thënë Gashi. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...