HP dhe Samsung bashkëpunojnë për shtypje direkt

25 Mars 2013 - 21:35      

HP ka prezantuar ofertën e re për shtypje, e cila shfrytëzuesve të disa pajisjeve të caktuara të Samsungut u mundëson mënyrë të thjeshtë të shtypjes direkte në më shumë se 180 printerë rrjeti të HP-së në kuadër të serive HP InkJet dhe LaserJet.Dallimi nga aplikacionet aktuale për shtypje mobile që gjenden në treg

HP ka prezantuar ofertën e re për shtypje, e cila shfrytëzuesve të disa pajisjeve të caktuara të Samsungut u mundëson mënyrë të thjeshtë të shtypjes direkte në më shumë se 180 printerë rrjeti të HP-së në kuadër të serive HP InkJet dhe LaserJet.Dallimi nga aplikacionet aktuale për shtypje mobile që gjenden në treg është që opsioni i ri i integruar i HP-Samsung nuk kërkon konfigurim, vegla, driverë apo konfigurim rrjeti për telefonin tuaj, gjë që e bën shtypjen mobile më të thjeshtë dhe më të përshtatshëm. Tutje, oferta e HP-Samsung është e vetmja zgjidhje që ofron parametra dhe opcione të sofistikuara siç janë shtypja e dyanshme, ngjyra, orientimi dhe lloji i letrës. Me mundësi të tilla dhe shumë të tjera, zgjidhja e re gjithsesi do ta bëjë shtypjen në lëvizje më të lehtë dhe do të kursejë kohë për të gjithë.

Shfrytëzuesit mund të shtypin në dy mënyra: duke u lidhur automasikisht me pajisjet e tyre Samsung dhe printerët HP në rrjetin e njëjtë lokal përmes internetit pa tela ose duke shfrytëzuar teknologjinë e HP-së përmes qasjes direkte pa tela në printer.

Shtypja do të përkrahet edhe në Samsung Galaxy S IV, ndërsa si upgrade ky funksionalitet do të jetë në disponim edhe për Samsung Galaxy S III  dhe Note II.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...