Shqipëria eksporton 9 milionë kilovat/orë energji në ditë

25 Mars 2013 - 18:28      

Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëjnë të ditur se aktualisht po eksportohet rreth 9 milionë kilovat/orë energji në ditë, por nga kjo sasi gjysma depozitohet në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër shitet. Prej ditësh KESH është duke prodhuar me kapacitet

Tiranë, 25 mars - Burime nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) bëjnë të ditur se aktualisht po eksportohet rreth 9 milionë kilovat/orë energji në ditë, por nga kjo sasi gjysma depozitohet në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër shitet. Prej ditësh KESH është duke prodhuar me kapacitet maksimal. Sipas të dhënave zyrtare, tre hidrocentralet e mbetura ende publike në kaskadë prodhojnë mbi 22 milionë kilovat/orë energji në ditë, ndërsa së bashku edhe me hidrocentralet e tjera të shkëputura nga KESH, që ndodhen në proces privatizimi, prodhimi total shkon në mbi 26 milionë kilovat/orë në ditë, transmeton Top Channel.

Por edhe me këtë prodhim, niveli i ujit në basene mbetet në kuotat maksimale, shumë pranë pikave kritike. Sipas të dhënave të KESH, në liqenin e Fierzës kuota e ujit është 293.6 metra, vetëm 2.5 metër nën pikën maksimale që imponon hapjen e portave.

Rënia e prurjeve dhe prodhimi maksimal ka bërë të mundur që prej disa ditësh kuotat e Fierzës të stabilizohen në këtë nivel. Por pritshmëritë për të tjera reshje masive gjatë ditëve të ardhshme kanë rikthyer ankthin e përmbytjeve të reja,  që këtë radhë mund të jenë edhe me intensitet më të lartë.

Përtej përmbytjeve, në shkurt digat e hidrocentraleve shërbyen edhe si amortizator i prurjeve masive, për shkak se para nisjes së reshjeve, kuotat e Fierzës ishin rreth 280 metra.

Por tashmë basenet nuk kanë më hapsira rezervimi për prurje të reja dhe nëse, ashtu siç pritet, javët e ardhshme do të jenë me reshje të forta, zona veripërëndimore e vendit kërcënohet nga të tjera përmbytje, edhe më masive.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...