BDI dhe VMRO - DPMNE fitojnë shumicën e komunave

25 Mars 2013 - 10:55      

BDI ka shënuar fitore në disa komuna që në raundin e parë, përfshirë edhe komunën e Kërçovës, e cila për herë të parë pas 70 vitesh do të udhëhiqet nga kryetar shqiptar, Fatmir Dehari.

Shkup, 25 mars - BDI ka shënuar fitore në disa komuna që në raundin e parë, përfshirë edhe komunën e Kërçovës, e cila për herë të parë pas 70 vitesh do të udhëhiqet nga kryetar shqiptar, Fatmir Dehari.

Në Maqedoni dje u mbajtën zgjedhjet lokale në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë administrative.

Shumicën e komunave e kanë fituar partitë e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe tek blloku politik shqiptar Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), raportoi ina.

Opozita e bashkuar maqedonase e udhëhequr nga LSDM ka pësuar humbje të thellë në disa komuna, edhe ato që më parë njiheshin si bastione të saj. Koalicioni opozitar fitore bindëse ka shënuar vetëm në komunën e Strumicës, ndërsa në shumicën prej tyre shkon në balotazh.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar fitore në disa komuna që në raundin e parë, përfshirë edhe komunën e Kërçovës, e cila për herë të parë pas 70 vitesh do të udhëhiqet nga kandidat shqiptarë, Fatmir Dehari, i cili fitoi përballë kandidatit të përbashkët maqedonas VMRO-DPMNE dhe LSDM, Bllagoja Despotovski.

BDI ka shënuar fitore që në raundin e parë edhe në: Çair, Dibër, Likovë,  Bogovinë, Saraj, Zhelinë, Pllasnicë.

PDSH ka shënuar humbje në disa komuna, përfshirë edhe komunën e Tetovës, ku kandidatja nga BDI, Teuta Arifi është në epërsi prej mbi 3500 votave kundrejt kandidatit të PDSH-së, Sadi Bexheti, me ç`rast gara do të vazhdojë në balotazh pas dy javësh.

RDK vazhdon garën në komunën e Gostivarit, ku kandidati dhe lideri i kësaj partie, Rufi Osmani është në një diferencë të ngushtë me kandidatin e BDI-së, Nevzat Bejta.

Më poshtë rezultatet e plota në komunat shqiptare:

HARAÇINË 
Në raundin e dytë shkojnë kandidati i BDI-së, Brahim Ajvazi dhe kandidati i pavarur Bastri Bajrami. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.

BOGOVINË 
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së, Hazbi Idrizi. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.

VRAPÇISHTË 
Në raundin e dytë do të garojnë kandidati i BDI-së, Bajram Kadrija (4236) dhe kandidati i PDSH-së Isen Shabani (3844). BDI ka fituar shumicën në Këshillin komunal.

GOSTIVAR 
Në raundin e dytë gara do të zhvillohet mes

Rufi Osmani – RDK 14.278
Nevzat Bejta -  BDI  13.577
(Kandidati i PDSH në Gostivar, Miat Sadiku ka fituar 2805 vota)
Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI e cila ka fituar 11.282 vota, RDK 10.764 vota. PDSH 3015 vota.

DIBËR
Kandidati i BDI-së, Ruzhdi Lata ka fituar që në raundin e parë me 6056 vota, ndërsa i dyti është radhitur kandidati i pavarur Ibrahim Kolari me 1230 dhe kandidati i PDSH-së me 1144 vota.

Në Dibër Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.

ZHELINË
Kandidati i BDI-së, Fatmir Izairi ka fituar që në raundin e parë me 4985 vota, kandidati i PDSH-së, Latif Arifi ka fituar 3920 vota. Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI.

KËRÇOVË
Fitore e kandidatit të vetëm shqiptar Fatmir Dehari nga BDI përballë kandidatit maqedonas të koalicionit gjithëmaqedonas Bllagoja Despotovski – kandidat i VMRO-DPMNE.

Fatmir Dehari – 17.041
Bllagoja Despotovski – 15.530
Në Kërçovë gjithashtu edhe Këshilli komunal do të udhëhiqet nga BDI e cila ka fituar 16.682 vota, ndërsa koalicioni maqedonas i prirur nga VMRO-DPMNE dhe LSDM ka fituar 14.900 vota.

KUMANOVË

 Në raundin e dytë shkojnë dy kandidatët e partive maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Zoran Gjorgjievski nga VMRO-DPMNE është në epërsi me vota 20.759, ndërsa kandidati i LSDM, Zoran Damjanovski dhe udhëheqës i deritanishëm i komunës ka fituar 19.320 vota.

Në komunën e Kumanovës në raundin e dytë do të jetë vendimtare vota e shqiptarëve.

Partitë shqiptare kanë fituar këto vota për Këshillin komunal që do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE.

BDI – 6104 vota 
PDSH – 3255 vota
RDK – 1630 vota

 LIKOVË
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm, Sadulla Duraku me 6073 vota, përballë kandidatit të PDSH-së, Murtezan Idrizi me 5303 vota. RDK ka fituar vetëm 371 vota.

PLLASNICË
Në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së, Ismail Jahovski me 1.585 vota përballë kandidatit të partisë turke TDP me 1200 vota.

RESNJË

Do të organizohet raundi i dytë, ku votat e shqiptarëve do të jenë vendimtare. Në garë do të vazhdojnë kandidati i VMRO-DPMNE, Gjoko Strezovski (5387) dhe kandidati i pavarur Dimitar Buzlevski (3117). Kandidati i BDI-së, Osman Shukriu ka fituar mbi 1 mijë vota, ndërsa ai i PDSH-së, Muamer Sabriu 129 vota. Vota shqiptare edhe në këtë komunë do të jetë vendimtare për fitore.

SARAJ
Në Saraj që në raundin e parë ka fituar kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm Bekim Murati me 8880 vota.

Kandidati i PDSH-së, Hazbi Nuredini ka fituar 6369 vota.

Këshilli komunal në Saraj do të udhëhiqet nga BDI.

STRUGË
Në Strugë do të organizohet raundi i dytë, ku në garë vazhdon kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, i cili shkon në raundin e dytë me kandidatin e përbashkët të VMRO-DPMNE dhe LSDM, Vladimir Koçoski.

Zijadin Sela  - 11.414 vota
Arben Labënishti – 9.354 vota
Vladimir Koçoski – 14.497 vota

Këshilli komunal në Strugë do të udhëhiqet nga koalicioni i partive maqedonase, ndërsa e dyta me vota radhitet lista e PDSH-së.

Lista për këshillin komunal:

VMRO-DPMNE dhe LSDM  - 14.193 vota

BDI – 8600 vota
PDSH – 9332 vota
RDK – 2677 vota 

STUDENIÇAN
Në Studeniçan do të ketë raund të dytë zgjedhor, ku në garë do të jenë kandidati i BDI-së, Fati Iseni që ka fituar 3567 vota, me kandidatin e PDSH-së, Azem Sadiku 2971 vota. Kandidati i RDK-së, Meshair Ismaili ka fituar mbi 1500 vota.

Këshilli komunal në Studeniçan do të drejtohet nga lista e BDI-së.

TEARCË
Në Tearcë do të ketë raund të dytë zgjedhor, ku në garë do të vazhdojnë kandidati i PDSH-së, Ruhan Iljazi me 4399 në një diferencë të ngushtë me kandidatin e BDI-së, Isen Asani që ka fituar 4387 vota.

Ramadan Idrizi i RDK ka fituar 1533 vota.

TETOVË
Tetova si një nga qendrat e shqiptarëve në Maqedoni do të jetë në raundin e dytë, ku në epërsi është

Kandidatja e BDI-së, Teuta Arifi -  18.429 vota
Kandidati i PDSH-së, Sadi Bexheti – 15.116 vota
Kandidati i RDK-së, Izet Zeqiri  - 2.250 vota.
Këshilli komunal i komunës do të drejtohet nga BDI,

BDI – 16.909 vota
PDSH – 13.538 vota
RDK –    2.191 vota
VMRO – DPMNE – 7.400 vota
LSDM – 4.002 vota

Partia turke TDP – 1.411 vota

ÇAIR
Në komunën e Çairit, kandidati i BDI-së dhe kryetari i deritanishëm, Izet Mexhiti ka fituar që në raundin e parë.

Izet Mexhiti (BDI) – 16.077 vota
Muhamed Tha­çi (PDSH) – 5627 vota
Gykten Haziri (RDK) – 891 vota
Këshilli komunal i Çairit vazhdon të udhëhiqet nga BDI.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...