Serbët duan kontrollin e policisë, drejtësinë dhe planifikimin hapësinor

25 Mars 2013 - 10:31      

Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi “nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë”, ka deklaruar shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.
"Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe finansim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor”, i ka thënë Vulin televizionit serb B92.
Ai, transmeton qik-u, ka shpjeguar se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, “është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike”.

Beograd, 25 mars   - Në bisedimet me Prishtinën, Beogradi “nuk mund të pranojë asgjë më pak se kontrollin e policisë, drejtësisë dhe planifikimit hapësinor nga bashkësia e komunave serbe në Kosovë”, ka deklaruar shefi i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin.

"Kjo është ajo shkalla nën të cilën nuk pranojmë të shkojmë, për të mos përmendur vijat e kuqe. Nuk mund të pranojmë që të mos ketë kontroll ndaj policisë, nda drejtësisë dhe finansim direkt nga ana e Serbisë dhe kontroll ndaj planifikimit hapësinor”, i ka thënë Vulin televizionit serb B92.

Ai, transmeton qik-u, ka shpjeguar se planifikimi hapësinor është i rëndësishëm, sepse, sipas tij, “është e vetmja mënyrë të pengohet ndryshimi i strukturës etnike”.

"Nëse nuk ka leje për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, atëherë do të ketë përplasje te Kroi i Vitakut në Mitrovicë, ashtu edhe siç po ndodhë, dhe pastaj paralajmërohet ardhja e 170 familjeve shqiptare, të cilat kurrë nuk kanë jetuar në atë pjesë”, ka thënë Vulin.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...