Kinezishtja - gjuha më e vështirë

23 Mars 2013 - 09:44      

Ueb-faqja e njohur ranker.com ka publikuar një listë me gjuhët më të vështira për t’u mësuar.

Ueb-faqja e njohur ranker.com ka publikuar një listë me gjuhët më të vështira për t’u mësuar. Vendet e para të listës i zënë gjuhët nga vendet e Lindjes së Largët, por edhe sllovenishtja dhe disa gjuhë të Ballkanit. Listën e kryeson gjuha kineze e pasuar nga arabishtja, rusishtja, islandishtja gjuha vietnameze, hungarishtja, japonishtja dhe polonishtja.

Përgjigjja pyetjes se sa e vështirë është të mësohet një gjuhë është subjektive dhe nuk varet vetëm nga talenti, por edhe nga vendi, përkatësisht nga pjesa e botës prej së cilës vjen një person, njashtu si edhe dallimi midis gjuhës amtare dhe asaj që synohet të mësohet.

Ueb-faqja e cila rangimet kryesisht i bën në bazë të votave të lexuesve është marrë me pyetjen se sa është e vështirë të mësohet një gjuhë. Pos këtyre katër gjuhëve – që janë kryesisht gjuhë aziatike – në maja ka zënë vend edhe arabishtja, e cila, pos në Lindjen e Afërt, flitet edhe në vende të Afrikës Veriore.

Njerëzit që mësojnë kinezisht, e gjuha amtare nuk është e afërt me kinezishten, hasin në vështirësi të shumta gjatë përvetësimit të kësaj gjuhe. Kinezishtja është njëra prej gjuhëve më të vjetra në botë dhe me numrin më të madh të folësve. Ajo është zhvilluar në disa shkallë gjatë tre mijë vjetëve. Problem më vete është fakti se shkrimi në këtë gjuhë është logo-grafik që do të thotë që një shenjë mund të ketë domethënien e një nocioni a sendi, përderisa me bashkimin e tyre krijohet një konstruksion i përbërë. Me qëllim që të huajve t’u lehtësohet nxënia e kësaj gjuhe, është realizuar procesi i “latinizimit”. Gati probleme të njëjtë hasen edhe te një grup gjuhësh të Lindjes së Largët që konsiderohen si më të zorshmet për t’u mësuar. Fakti që në krye të listës rreshtohen gjuhët të cilat nuk kanë shkrim latin, nxjerr përfundimin se hartimi i listës nuk është fort reprezentativ, ngase ndikohet nga qarqet e civilizimit perëndimor.

Këtë e vërteton edhe fakti që në mesin e 15 gjuhëve më të zorshme zë vend vetëm një gjuhë nga grupi i gjuhëve gjermanike apo romane. Bëhet fjalë për gjuhën islandeze, e cila i përket nëngrupit të gjuhëve skandinave dhe flitet nga 300 mijë njerëz.

Sa i përket Evropës, të huajt kanë vështirësi me rusishten dhe hungarishten, por nuk i konsiderojnë fort të lehta as greqishten e polonishten. Greqishtja dhe hungarishtja bëjnë pjesë në grupin e “gjuhëve të vogla” në Kontinentin e Vjetër dhe për nga natyra nuk janë fort të zakonshme dhe kanë një gramatikë e cila do punë për t’u mësuar. Gjuhët sllave, si rusishtja e polonishtja, për ata që nuk e kanë gjuhë amtare, ngarkojnë me rasa krahas peripecive të tjera në gramatikë që nuk janë fort të kapshme për një amerikan apo për britanik. Një vend goxha të lartë në listën e gjuhëve të zorshme për të mësuar e zë edhe sllovenishtja e cila renditet e 15-ta.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...