Më së shumti punë ofron sektori Siguri/Polici!

20 Mars 2013 - 18:51      

Kolegji Universum mbajti konferencën dhe publikoi hulumtimin për vendet e lira të punës, hulumtim ky që qëllim pati ofrimin e informatave relevante rreth ofertës për punësim në Kosovë.

Prishtinë, 20 mars - Kolegji Universum mbajti konferencën dhe publikoi hulumtimin për vendet e lira të punës, hulumtim ky që qëllim pati ofrimin e informatave relevante rreth ofertës për punësim në Kosovë.

Nita Luzha prezentoi të gjeturat nga hulumtimi i 4 494 vendeve të lira të punës dhe theksoi se tre sektorët që kanë ofruar më së shumti vende të lira pune gjatë vitit 2012 janë: Siguri/Polici me 22 për qind, Edukim/Trajnim me 19 %, si dhe Shitje me 13%. Luzha theksoi se Prishtina mbetet komuna me më së shumti vende të lira të punës, e pasuar nga Podujeva, Prizreni, Mitrovica dhe  Ferizaj. Për sa i përket aftësive që punëdhënësit i kërkojnë tek punëkërkuesit, nga hulumtimi doli se aftësia për të komunikuar, aftësia për punë në grup si dhe aftësia për planifikim dhe organizim mbeten aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësi. Përderisa sektori privat doli të jetë punëdhënës më i madh karshi atij publik me 67 për qind, kurse ai publik me 32.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci komentoi numrin e vogël të vendeve të publikuara në sektorin e prodhimtarisë, duke shtuar se sipas statistikave që ka kjo ministri, shifra e të punësuarve në këtë sektor arrin në 25 për qind të fuqisë punëtore në Kosovë.

Ndërkaq, Berat Luzha, zv/ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, theksoi se zhvillimi ekonomik vazhdon të paraqesë pengesë në krijimin e vendeve të reja të punës.

Debati nxori propozime konkrete për hulumtime të tregut të punës, dhe në të njëjtën kohë u shpreh nevoja e një ndërlidhjeje të qeverisë me sektorin e biznesit dhe institucioneve arsimore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...