Kundër Limajt edhe një hetim, ai e quan të kundërligjshëm

20 Mars 2013 - 14:04      

Deputeti Fatmir Limaj është marrë sot në pyetje nga një prokuror i EULEX-it, por nuk i është përgjigjur pyetjeve të tij për rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Post-telekomunikacionit, e hetuar për korrupsion. Siç raporton KTV, avokatët e Limajt e kanë quajtur jo ligjore përpjekjen e prokurorit, pasi që vlerësojnë se ka kaluar afati i prokurorisë sa i përket hetimeve për këtë rast, pas ngritjes së aktakuzës. Pavarësisht kësaj Limaj mund përballet edhe me një aktakuzë të re për korrupsion. Prokuroria dyshon se ai mund të jetë i përfshirë në keqpërdorime me tender për ndërtim rrugësh.

Prishtinë, 20 mars - Deputeti Fatmir Limaj  është marrë sot në pyetje nga një prokuror i EULEX-it, por nuk i është përgjigjur pyetjeve të tij për rastin e ish-Ministrisë së Transportit dhe Post-telekomunikacionit, e hetuar për korrupsion. Siç raporton KTV, avokatët e Limajt e kanë quajtur jo ligjore përpjekjen e prokurorit, pasi që vlerësojnë se ka kaluar afati i prokurorisë sa i përket hetimeve për këtë rast, pas ngritjes së aktakuzës. Pavarësisht kësaj Limaj mund përballet edhe me një aktakuzë të re për korrupsion. Prokuroria dyshon se ai mund të jetë i përfshirë në keqpërdorime  me tender për ndërtim rrugësh.

“Mund të konfirmojmë se Fatmir Limaj është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në rastin e dytë në lidhje me Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit. Ky është një hetim i ri në lidhje me tre tenderë të ndërtimit të rrugëve. Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës”, i ka thënë KTV-së, Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX-it.

Limaj përballet me një aktakuzë tjetër në lidhje me MTPT-në, gjykimi i së cilës sipas EULEX-it nuk do të nisë pa përfunduar rasti “Kleçka”. Ky rigjykim nis më 18 prill.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...