Kur rrufeja godet vullkanin (Foto)

19 Mars 2013 - 21:51      

Një “gjuetar” vullkanesh u bë dëshmitar i një momenti shumë të rrallë kur një rrufe goditi një vullkan në shpërthim. Këto pamje nga afër të kësaj përzierjeje të mahnitshme, të transmetuara nga TCH, janë kapur nga fotografi Martin Rietze.

Një “gjuetar” vullkanesh u bë dëshmitar i një momenti shumë të rrallë kur një rrufe goditi një vullkan në shpërthim. Këto pamje nga afër të kësaj përzierjeje të mahnitshme, të transmetuara nga TCH,  janë kapur nga fotografi Martin Rietze.

Fotot janë marrë në afërsi të vullkanit Sakurajima, në jug të Japonisë. 45-vjeçari Rietze thotë: “Nuk është e lehtë të kapësh një rrufe që godet një vullkan. Duhet shumë durim sepse duhen disa ditë pritjeje.”

“Kur sheh pamje të tilla e kupton fuqinë e vërtetë të natyrës. Prita katër ditë për të shkrepur këto foto, por ia vlen sepse shumë pak njerëz kanë fatin të përjetojnë diçka të tillë”, shton gjermani.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...