Këshilla për lëkurë që e dëshiron çdokush

13 Mars 2013 - 16:47      

Provoni disa nga këto këshilla që ju sjellim për të pasur lëkurë të bukur dhe pastër me shkëlqim natyral. Lëkurë, të cilën e dëshiron çdokush.

Provoni disa nga këto këshilla që ju sjellim për të pasur lëkurë të bukur dhe pastër me shkëlqim natyral. Lëkurë, të cilën e dëshiron çdokush.

Mbrojtja nga dielli. - Këtë me siguri e keni dëgjuar shumë herë. Duheni ta dini që madje 90 për qind e rrudhave shkaktohen me ekspozimin në diell. Shumë më lehtë është të parandaloni se sa të shëroni. Mos kurseni kremin për mbrojtje nga dielli gjatë muajve dimërorë, sepse rrezatimi është njëlloj i dëmshëm si gjatë muajve verorë. Kërkon kremin i cili ju mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Rrezet UVA janë përgjegjëse për krijimin  e rrudhave, ndërsa UVB për krijimin e kancerit të lëkurës.

Pastrojeni kozmetikën. - Madje 72 për qind e femrave kurrë nuk ka pastruar produktet e kozmetikës (brushat, sfungjerët dhe ngjashëm). Duheni t’i pastroni të paktën një herë në 2 deri 3 javë. Përzini disa pika shampon ose mjete për pastrimin e fytyrës në një filxhan uji të nxehtë. Zhytni në të brushat, lërini disa minuta, fshini pak, shpërlani me ujë të nxehtë dhe lërini të thahen në ajër.

Frutat arrore. - Frutat arrore janë të shkëlqyeshme për lëkurën tuaj, sepse janë burim i pasur me acidet e pangopura yndyrore të cilat do të reduktojnë inflamacionin e lëkurës dhe parandalojnë krijimin e akneve dhe puçrrave. Çdo ditë hani të paktën gjysmë filxhani me fruta arrore sipas dëshirës, që lëkura juaj të jetë e bukur.

Pastrojeni telefonin. - Shkencëtarët kanë dëshmuar që në telefon gjenden një numër i madh i baktereve, duke përfshirë edhe ato nga tualeti publik, transporti i qytetit dhe ngjashëm. Në të vërtetë, ekrani i telefonit përmban aq shumë baktere dhe viruse dhe atë në sasi, e cila është e ngjashme me atë kur dikush ju teshtin në fytyrë. Ka peceta dezinfektuese për pajisjet elektronike që janë të mira dhe efikase. Telefonin tuaj pastrojeni disa herë në ditë.

Shmangni produktet e qumështit. - Madje edhe pak qumësht që përdorni për ta përgatitur kafenë te disa persona shkakton krijimin e puçrrave dhe akneve. Nëse vëreni shfaqje më të madhe të puçrrave pas konsumimit të produkteve të qumështit, filloni t’i shmangni. Nëse nuk mundeni pa qumësht dhe produkte të qumështit, konsumoni llojet e skremuara.

Përdorni retinol. - Çdo person duhet të përdorë retinol. Përshpejton prodhimin e kolagjenit, i cili e bën lëkurën tuaj të fortë dhe të re. Retinoli mund të reduktojë dukjen e rrudhave, të parandalojë krijimin e akneve dhe rrudhave, në masë të madhe të largojë shenjat e dëmtimit të lëkurës të shkaktuar me ekspozimin në diell, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga kanceri i lëkurës.

Flini. - Mungesa e gjumit do të ngadalësojë qarkullimin, lëkura juaj do të duket e lodhur, do të keni qarqe rreth syrit dhe ka shumë mundësi që do të vëreni njollat e errëta nën sy. Juve, trupit tuaj dhe lëkurës i nevojiten të paktën 7 orë gjumë për të absorbuar të gjithë nutrientët që i keni konsumuar gjatë ditës.

Piling. - Piling është i shkëlqyeshëm për personat që luftojnë me poret. Është e çuditshme se si poret, që janë kaq të vogla mund të duken kaq të mëdha. Poret duken edhe më të mëdha nëse janë të mbushura me pisllëk, vajra dhe qelizat e vdekura të qelizës. Kur t’i largoni të gjitha, ato menjëherë do të duken më të vogla. Piling është mënyra më e mira për largimin e pisllëqeve të fytyrës, ndërsa ekspertët e rekomandojnë dy herë në javë.

Pastroni fytyrën para gjumit. - Shumë femra shkojnë në shtrat me grim në fytyrë. Përveç që do të mbyllë poret tuaja, mund ta thajë edhe më shumë lëkurën tuaj dhe të shkaktojë qërim të lëkurës.  Zgjidhni mjete për pastrimin e fytyrës që i përgjigjen tipit tuaj të lëkurës dhe mos shkoni kurrë të flini para se të pastroni grimin.

Shmangni ujin e nxehtë. - Pavarësisht asaj që ju përshtatet, uji i nxehtë është më e keqja që mund të bëni për fytyrën tuaj. Përveç që shpërlan vajrat e rëndësishme nga lëkura, e bën atë edhe të irrituar. Kur jeni në të njëzetat, lëkura do të shërohet shumë më shpejt pas dushit të nxehtë, por në të tridhjetat do t’i duhen edhe disa orë.

Shumica e kremrave dhe losioneve përmbajnë përbërës kyç që krijojnë  shtresën mbrojtëse në lëkurë. Përdorni kremrat që i përgjigjen tipit tuaj të lëkurës. Vëreni para gjumit, para se të dilni në ajër të ftohtë dhe pas pastrimit të fytyrës. Mos përdorni shumë produkte njëkohësisht, sepse mund të kenë efekt negativ në lëkurë.

Syzet e diellit. - Shkencëtarët kanë konstatuar që syzet e diellit mbrojnë zonën rreth syve në mënyrë më efikase se sa kremi për rrezitje. Lëkura rreth syve është e hollë dhe e ndjeshme dhe i nevojitet më shumë kujdes dhe vëmendje. Në lëkurën rreth syve vërehen shenjat e para të plakjes. Prandaj është e rëndësishme të kujdeseni për to si duhet.

Pini ujë. - Do të ndihmojë në shpëlarjen e toksinave nga trupi që shkaktojnë krijimin e inflamacioneve, akneve dhe puçrrave. Ndihmon në bartjen e nutrientëve dhe oksigjenit deri te qelizat e lëkurës, parandalon dehidrimin i cili shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës. Nëse jeni adhurues të lëngjeve, në ujë shtrydhni frutën tuaj të preferuar.

Mbani duart larg nga fytyra. – Edhe vetëm mbajtja afatshkurtër e duarve në fytyrë mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Dermatologët theksojnë se si shumicës së personave fytyra u pastrohet vetvetiu nëse nuk e prekin fytyrën me duar. Me duar prekni sipërfaqe të ndryshme, dhe pas kësaj prekni fytyrën. Me shtrydhjen e puçrrave vjen deri te inflamacionet, ndërsa njëkohësisht bakteret i shtyni thellë në pore. Nëse nuk mund të rezistoni shtrydhjen e puçrrave, lërjani këtë gjë ekspertit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...