Hapet shkolla e futbollit "Galatasaray Kosova"

8 Mars 2013 - 19:06      

Shkolla e futbollit e klubit të njohur turk të futbollit, Galatasaray, ka shtrirë rrënjët edhe në Kosovë. Të enjten u nënshkrua marrëveshja për themelimin e shkollës së futbollit "Galatasaray Kosova".

Prishtinë, 8 mars - Shkolla e futbollit e klubit të njohur turk të futbollit, Galatasaray, ka shtrirë rrënjët edhe në Kosovë. Të enjten u nënshkrua marrëveshja për themelimin e shkollës së futbollit "Galatasaray Kosova". Marrëveshja u nënshkrua në mes shkollës së futbollit Besëlidhja dhe koordinatores së shkollës së futbollit Galatasaray, Secil Uren. SHF Besëlidhja është shkrirë në "Galatasaray Kosova". Javën e ardhshme pritet të nisë puna me rreth 100 fëmijë sa janë tashmë të regjistruar, ndërsa ky numër pritet të rritet. Punën me fëmijë do ta udhëheqë Isa Sadriu. Në qershor 10 fëmijë të kësaj shkolle do të marrin pjesë në kampin e shkollës së futbollit Galatasaray që mbahet në Stamboll.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...