BKT Superliga: Kryendeshjet e mesjavës në Vushtrri e Prishtinë

5 Mars 2013 - 17:47      

BKT Superliga e basketbollit do të vazhdojë me ndeshjet e mesjavës këtë të mërkurë dhe të enjte me dy kryendeshje në program.Dueli më interesant i javës së 17-të zhvillohet të mërkurën në Vushtrri nga ora 17:00 aty ku do të përballen kampioni aktual Trepça dhe lideri aktual i ligës elite Peja.

Prishtinë, 5 mars - BKT Superliga e basketbollit do të vazhdojë me ndeshjet e mesjavës këtë të mërkurë dhe të enjte me dy kryendeshje në program.Dueli më interesant i javës së 17-të zhvillohet të mërkurën në Vushtrri nga ora 17:00 aty ku do të përballen kampioni aktual Trepça dhe lideri aktual i ligës elite Peja.

Mitrovicasit në mungesë të Palestrës Minatori, janë duke luajtur në Vushtrri ndeshjet si nikoqir. Trepça pati shumë ndryshime gjatë pushimit dimëror, duke marrë e larguar lojtarë e trajner, një tjetër problem me të cilin janë përballuar sivjet xehetarët.

Ky do të jetë derbi i shtatë këtë edicion i Trepçës, dhe mundësia për ta fituar një ndeshje të madhe sivjet kundër tri ekipeve të para.

Në dy takimet me Pejën , Trepça ka pësuar dy herë, mirëpo ka pësuar edhe nga Prishtina e Bashkimi, si dhe një herë nga RTV 21.

Trepça vjen pas dy fitoreve rresht në sezonin pranveror ndaj Dritës e Kosovës, por përballë ka Pejën e cila ka mposhtur 21-shin e përforcuar dhe rivalin kryesor për titull sivjet Prishtinën.

Dardan Berisha, Samir Shaptahoviqi e Gerti Shima kësaj radhe do të kenë përballë forcën mitrovicase në krye me Drilon Hajrizin, Gazmned Asllanin e Besnik Azemin  të cilët do të mundohen të ndalin Pejën për vetëm herë të dytë këtë edicion.

Të mërkurën zhvillohen edhe dy duele të tjera: Nga ora 14:00 në Pejë Vëllaznimi takohet me Dritën dhe në Prizren nga ora 18:00 Sigkos Bashkimi me Kosovën.

Xhiroja e mesjavës mbyllet të enjten me derbin në kryeqytet. Nga ora 19:30 në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina do të kërkojë këndelljen kundër 21-shit.

Bardhekaltrit kanë shënuar dy fitore sivjet kundër ekipit të ri të Superligës, por pas përforcimeve të shumta gjatë dimrit, teleboysat në dy miqësoret me Prishtinën kanë shënuar fitore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...