Fyerjet në Kuvend, vepër e stafit të zgjedhur nga kryetari

1 Mars 2013 - 22:30      

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Xhemajli Haxhimustafa ka reaguar dhe ka demantuar deklaratën e kreut të Komunës, Smajl Latifi me të cilën ky i fundit ka akuzuar asamblenë komunale se po lejon fyerje dhe sharje në seancat e veta.

Rahovec, 1 mars - Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, Xhemajli Haxhimustafa ka reaguar dhe ka demantuar deklaratën e kreut të Komunës, Smajl Latifi me të cilën ky i fundit ka akuzuar asamblenë komunale se po lejon fyerje dhe sharje në seancat e veta.

“Një gjë e tillë është krejtësisht e pa vërtetë dhe të paktën asnjë rast deri më tani nuk ka ndodhur gjatë këtij mandati. Mirëpo, e vërteta është që shefi i prokurimit në KK, z.Jetulla Kabashi, i zgjedhur nga z.Latifi në këtë pozitë, ka fyer gjatë seancës të rregull të datës 28.2.2013 një këshilltar të Kuvendit, duke quajtur “majmun” dhe pas largimit nga salla, me kërkesë të këshilltarëve personi në fjalë ka fyer të gjithë delegatët me fjalët ‘Mos friguheni se nënat nuk ju mbetën ngarkut’.

Andaj, në po të njëjtën seancë, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka aktin e ulët të shërbyesit civil z.Kabashi, duke kërkuar nga z.Smajl Latifi të ndërmerr masa disiplinore konform procedurave administrative. Për informimin tuaj të plotë dhe me keqardhje konfirmoj se kjo është hera e tretë që këshilltarët në seancë fyhen pikërisht nga stafi i z.Smajl Latifi, duke potencuar vetëm rastin kur shoferi i kryetarit të komunës ka hyrë në sallë dhe ka sharë me nënë të gjithë këshilltarët e kuvendit”, thuhet në fund të reagimit të Haxhimustafës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...