EULEX heq dorë nga akuza në një rast korrupsioni

1 Mars 2013 - 15:50      

Gjykata Themelore e Prishtinës, në trupin gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it e hodhi poshtë akuzën për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër Alban Thaçit për shkak se prokurori i këtij rasti e tërhoqi gojarisht akuzën kundër këtij të pandehuri.

Prishtinë, 1 mars - Gjykata Themelore e Prishtinës, në trupin gjykues të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendas, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it e hodhi poshtë akuzën për shpërdorim të pozitës zyrtare kundër Alban Thaçit për shkak se prokurori i këtij rasti e tërhoqi gojarisht akuzën kundër këtij të pandehuri.

Gjykimi kundër shtatë të pandehurve të tjerë në këtë rast, në mesin e të cilëve Ilir Tolaj, ish-Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Bujar Bukoshi, ish-ministër i Shëndetësisë është duke vazhduar.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (SPRK).

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...