Partia e Nikoliqit bindshëm më e fuqishmja

27 Shkurt 2013 - 20:06      

Partia Progresiste Serbe (SNS) ka përkrahjen më të fuqishme me 41 për qind të votuesve në Serbi, derisa Partia Demokratike (e Gjillasit) dhe Partia Socialiste (e Daçiqit) janë të barazuara me nga 13 për qind mbështetje të votuesve, tregojnë rezultatet më të reja të sondazhit të opinionit publik të kryer nga B92 dhe Ipsos strategjik marketing.

Beograd, 27 shkurt – Partia Progresiste Serbe (SNS) ka përkrahjen  më të fuqishme me 41 për qind të votuesve në Serbi, derisa Partia Demokratike (e Gjillasit) dhe Partia Socialiste (e Daçiqit) janë të barazuara me nga 13 për qind mbështetje të votuesve, tregojnë rezultatet më të reja të sondazhit të opinionit publik të kryer nga B92 dhe Ipsos strategjik marketing.

Pas këtyre radhiten e ashtuquajtura Partia Demokratike Serbe (e Koshtunicës) dhe ajo Liberal-demokratike e Çedomir Jovanoviqit me nga 7 për qind mbështetje. Partia Radikale e Sheshelit, ndërkaq, ka vetëm 5 për qind mbështetje të elektoratit, derisa partitë e tjera kanë 3 apo më pak për qind të përkrahjes.

Sondazhi, në të cilin kanë marrë pjesë 1 060 persona të anketuar, tregon se në zgjedhje janë të sigurt që do të dalin vetëm një e treta e zgjedhësve, kurse nga këta gjysma janë me përcaktime partiake. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...