Norma e lartë e interesit i dëbon bizneset nga kredimarrja

27 Shkurt 2013 - 19:26      

Biznesi i kompanive vendore po rrezikohet për shkak të normave të larta të interesit bankar, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve. Këta të fundit thonë se nuk po arrijnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të mungesës së mjeteve financiare, derisa ofertat e bankave për kredidhënie nuk janë aspak të favorshme për bizneset.

Prishtinë, 27 shkurt - Biznesi i kompanive vendore po rrezikohet për shkak të normave të larta të interesit bankar, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve. Këta të fundit thonë se nuk po arrijnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të mungesës së mjeteve financiare, derisa ofertat e bankave për kredidhënie nuk janë aspak të favorshme për bizneset.

Faik Konushevci, udhëheqës u kompanisë “Sole Kosova”, e cila merret me përpunimin e mishit dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve, tregon se normat e larta të interesit po ngufatin biznesin e tij.

“Normat e larta të interesit janë pengesë shumë e madhe për ne. Këto norma janë shumë të larta dhe të pa përballueshme për biznesin privat në Kosovë. Ndikojnë drejtpërdrejtë në çmimin e konsumatorit dhe në zhvillimin e biznesit”, shpjegon Konushevci për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se bankat në Kosovë janë plotësisht komerciale dhe nuk ndihmojnë aspak bizneset.

Normat e larta të interesit nga bankat komerciale kritikohen edhe nga përfaqësues të kompanisë “ASK Foods”, në Gjilan, e cila merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Pronari i kësaj kompanie, Barlet Namoni thotë se sektori bankar nuk ka qenë shumë mbështetës për biznese për shkak të normave të larta të kredive.

Krahasuar me vendet e rajonit, Namoni thotë se bankat komerciale në Kosovë kanë normat më të larta të kredive.

“Duke marrë parasysh normat e kredive që ofrohen në rajon, në Kosovë janë më të lartat. Kjo na bën që në shumicën e rasteve të mos jemi konkurrent me rajonin për shkak të normave të larta të interesit që aplikohen nga bankat komerciale në Kosovë”, thotë ai.

Sipas përfaqësuesve të biznesit, ulja e normave te interesit do të kishte ndikime pozitive.

Fillimisht, ulja e normave të interesit, thonë ata, do të krijonte rritje në nivelin e investimeve private, gjë që do të rezultonte edhe me vende të reja te punës.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi thotë se normat e larta të kredive kanë bërë që shumë biznese të heqin dorë nga kredimarrja.

Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës, nga fundi i vitit të kaluar, thuhet se kredimarrja ka shënuar rënie.

Duke u bazuar në rezultatet e anketës së shtatorit 2012, të realizuar në bankat që  operojnë në Kosovë, ngadalësimi i kredidhënies është rezultat i rënies së kërkesës për kredi.

Po ashtu, deri në një masë, sipas raportit të BQK-së, ka ndikuar edhe shtrëngimi i kushteve për kredidhënie nga ana e bankave, gjë që u reflektua në rënie të ofertës për kredi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...