Shqipëria ndërpret shpërndarjen e qumështit

27 Shkurt 2013 - 19:01      

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri urdhëroi ndërprerjen e furnizimeve të reja të tregut me qumësht të ambalazhuar, sepse nga analizat doli se prodhimi i disa firmave përbëhet nga përqindje të Aflatoksinës më të larta nga normat e BE-së. Autoritetet u bënë thirrje firmave që jo vetëm të ndalojnë shpërndarjen, por edhe të tërheqin vullnetarisht qumështin e shpërndarë më parë, deri në ardhjen e analizave përfundimtare, njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës nga Tirana.

Tiranë, 27 shkurt - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri urdhëroi ndërprerjen e  furnizimeve të reja të tregut me qumësht të ambalazhuar, sepse nga analizat doli se prodhimi i disa firmave përbëhet nga përqindje të Aflatoksinës më të larta nga normat e BE-së. Autoritetet u bënë thirrje firmave që jo vetëm të ndalojnë shpërndarjen, por edhe të tërheqin vullnetarisht qumështin e shpërndarë më parë, deri në ardhjen e analizave përfundimtare, njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës nga Tirana.

Prodhuesit e qumështit pohojnë nga ana e tyre se ata bëjnë analiza të rregullta periodike dhe se nuk ka vend për panik. Specialistët e kësaj fushe pohojnë se aflatoksina gjatë muajit shkurt gjendet në qumësht për shkak të mykut që zënë ushqimet e lopëve në fund të dimrit. Bagëtitë janë duke konsumuar rezervat e fundit ushqimore të dimrit, pohojnë ata, ndaj edhe siguria ushqimore zë vend kryesor në njoftimet e stinës.

Ndërsa në Kosovë ishte fillimisht Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës ajo që njoftoi qytetarët se disa lloje qumështi të paketuar, mes tyre edhe dy firma nga Shqipëria, kanë dalë të dyshimta nga analizat për shkak të pranisë së aflatoksinës, dhe u kërkoi atyre të mos i blejnë dhe të mos i konsumojnë. Këto produkte po hiqen nga tregjet e Kosovës deri në marrjen e analizës përfundimtare, mbi bazën e së cilës ato mund të kthehen në treg ose të asgjësohen.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...