I kujt do të jetë Liqeni i Gazivodës?

27 Shkurt 2013 - 11:00      

Stefano Sanino, drejtor i Drejtorait për zgjerim të BE për gazetën Blic të Beogradit ka theksuar se prilli është vendimtar për marrjen e datës së Serbisë për bisedime për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë, ka thënë ai, se Serbia ka afat gjithsej një muaj e gjysmë që të arrijë marrëveshje për heqjen e institucioneve paralele, para së gjithash ato të sigurisë, pastaj të caktohen kompetencat e komunave për të cilën gjë janë marrë vesh kryeministrat Daçiq e Thaçi.

Beograd, 27 shkurt - Stefano Sanino, drejtor i Drejtorait për zgjerim të BE për gazetën Blic të Beogradit ka theksuar se prilli është vendimtar për marrjen e datës së Serbisë për bisedime për anëtarësim në BE.  Kjo do të thotë, ka thënë ai, se Serbia ka afat gjithsej një muaj e gjysmë që të arrijë marrëveshje për heqjen e institucioneve paralele, para së gjithash ato të sigurisë, pastaj të caktohen kompetencat e komunave për të cilën gjë janë marrë vesh kryeministrat Daçiq e Thaçi.

”Asnjë marrëveshje e arritur deri më tash nuk është precizuar deri në fund dhe kjo është lënë kështu me qëllim që Prishtina dhe EULEX-i të mund të interpretojnë tekstin si të duan”, ka thënë për “Blic”  Kërstimir Pantiq, zëvendësdrejtor i Zyrës së Serbisë për Kosovën. “Nuk janë arritur detajet teknike e logjistike rreth oficerëve për ndërlidhje e data e shkuarjes së Dejan Paviqeviqit në Prishtinë po prolongohet vazhdimisht”, ka thënë ai.

Nga Beogradi e Prishtina pritet të arrihen dy marrëveshje të reja: për rrymën dhe prefiksin telefonik. Bisedimet nuk janë fare të thjeshta pasi në pyetje janë resurset strategjike në të cilat shteti i Serbisë ka investuar (!)  miliarda euro me kredi që ende i kthen. Pyetje është se kujt do t’i takojë trafostacioni Valaç, penda dhe liqeni i Gazivodës te Zubin Potoku në veri, pyetet “Blic” .

Bashkësia ndërkombëtare insiston që kjo të jetë pasuri e Kosovës, sepse Kosova nuk mund të ekzistojë si shtet nëse është me varshmëri energjetike. As çështja e telefonit nuk është vetëm çështje ekonomike.

Serbia vlerëson se vlera e patundshmërive “të saj” në Kosovë është rreth 220 miliardë dollarë!

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...