Arbitrazhi eliminon kohëzgjatjen e zgjidhjes së kontesteve ekonomike

27 Shkurt 2013 - 09:50      

Kontestet që lidhen me arbitrazhin po e pengojnë çështjen e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Përfaqësues të asociacioneve të bizneseve konsiderojnë se nëpërmjet arbitrazhit mund të zvogëlohet koha e zgjidhjes së problemeve pronësore dhe të vihet rregull në funksionalizimin e bizneseve. Kohëzgjatja e hapjes dhe operimit të bizneseve, por edhe zgjidhja e çështjeve pronësore të tyre, konsiderohet si faktor shtytës i procesit të tërheqjes së investimeve.

Prishtinë, 27 shkurt - Kontestet që lidhen me arbitrazhin po e pengojnë çështjen e tërheqjes së investimeve të huaja në Kosovë. Përfaqësues të asociacioneve të bizneseve konsiderojnë se nëpërmjet arbitrazhit mund të zvogëlohet koha e zgjidhjes së problemeve pronësore dhe të vihet rregull në funksionalizimin e bizneseve. Kohëzgjatja e hapjes dhe operimit të bizneseve, por edhe zgjidhja e çështjeve pronësore të tyre, konsiderohet si faktor shtytës i procesit të tërheqjes së investimeve.

Dastid Pallaska, kryetar i Bordit të qendrës për zgjidhjen alternative të kontesteve, në tryezën e organizuar të martën nga Oda Ekonomike Amerikane, ka thënë se zgjidhja e kontesteve nëpërmjet arbitrazhit, shkurton kohën e përfundimit të lëndëve kontestuese.

“Për një proces gjyqësor në Gjykatën Ekonomike, në bazë të statistikave të Bankës Botërore, nevojiten 54 procedura për të përfunduar. Për të gjitha veprimet procedurale, pranë qendrës tonë nevojiten vetëm 12 veprime procedurale që nënkupton që 72 për qind më pak”, ka thënë Pallaska, shkruan sot më gjeërisht “Koha Ditore”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...