Ndeshja kthyese gjysmëfinale e Kupës së Spanjës: Barcelona - Real Madrid 1:3 (0:1)

26 Shkurt 2013 - 23:35      

"Mbretërit" heshtin "Camp Noun"

Kjo ishte disfata e parë e Barcelonës në stadiumin e saj "Camp Nou", në 22 ndeshjet e fundit dhe me këtë vetëm sa u zhyt më thellë në krizë. Barcelona javën e shkuar humbi edhe në ndeshjen e parë të 18 së

"Mbretërit" heshtin "Camp Noun"


Barcelonë, 26 shkurt -Kjo ishte disfata e parë e Barcelonës në stadiumin e saj "Camp Nou", në 22 ndeshjet e fundit dhe me këtë vetëm sa u zhyt më thellë në krizë. Barcelona javën e shkuar humbi edhe në ndeshjen e parë të 18 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, në "San Siro", me shifrat 2:0

Futbollistët e Barcelonës nuk kanë parë në vitet e fundit të braktisen nga tifozët e tyre në "Camp Nou" pa përfunduar ndeshja. Kjo u ka ndodhur të martën mbrëma, kur skuadra "mbretërore", Real Madrid, mposhti Barcelonën vendase me rezultatin 1:3, në ndeshjen kthyese të Kupës së Spanjës. Me këtë Reali shkoi në finale, pasi ndeshja e parë në Madrid mbaroi pa fitues, 1:1.

Cristiano Ronaldo (13' pen., 57') shënoi dy gola në këtë ndeshje, ndërkohë që të tretin e shënoi Raphael Varane (68'). Ky është goli i tij i dytë në ndeshjen e dytë kundër Barcelonës, pasi ai shënoi edhe golin e barazimit në ndeshjen e parë në Madrid. Ndërkohë Ronaldo arriti në kuotën e nëntë golave në shtatë ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, të njohura si "El Clasico".

"Ishte koha që edhe ne të tregojmë një lojë të mirë kundër Barcelonës. Kam thënë më herët se Ronaldo është më i miri në botë dhe në ndeshje të tilla lojtarët e mëdhenj dëshmohen", tha mbrojtësi i Realit, Sergio Ramos.

Turpin e Barcelonës e zbuti mbrojtësi i krahut të majtë, Jordi Alba, që shënoi golin e nderit në minutën e parafundit (89'). Më shumë se kaq, Barcelona nuk ia doli të bënte, ndonëse pati disa raste, sikundër dhe Reali që pati mundësinë të rriste avantazhin.

Kjo ishte disfata e parë e Barcelonës në "Camp Nou" në 22 ndeshjet e fundit dhe me këtë vetëm sa u zhyt më thellë në krizë. Barcelona javën e shkuar humbi edhe në ndeshjen e parë të 18 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Milanit në "San Siro", me shifrat 2:0, ndërkohë që në fundjavë mezi fitoi ndaj Sevillas në kampionat.

Rastin e parë në ndeshje e pati Barcelona. Lionel Messi qysh në minutën e dytë rrezikoi portën madrilene, pasi gjuajti nga afërsia pranë shtyllës. Por golin e parë e shënoi Reali. Në një kundërzbritje, Cristiano Ronaldo (13') faulohet në zonë nga Gerard Pique dhe arbitri akordoi penallti, nga ku vetë Ronaldo e ktheu në gol. Deri në fund të 45 minutave të parë Messi pati mundësi tjetër për të shënuar, kur nga një goditje dënimi gjuajti pranë shtyllës pingule.

Në 45 minutat e dytë Barça u hodh në sulm për të barazuar, për çka krijoi më shumë hapësira për madrilenët që të kërcënojnë me kundërsulme. Dhe, nga kundërsulmi u shënua dhe goli i dytë i Realit (57'). Angel di Maria depërtoi në zonë, rrëzoi mbrojtësin Carles Puyol me një lëvizje trupi, gjuajti, por priti portieri Manuel Pinto. Topi i dëbuar u ndal nga Ronaldo, që nga afërsia shënoi. Golin e tretë Reali e shënoi nga korneri. Varane ishte më i larti në minutën e 68-të. Deri në fund, Barcelona e gjitha që ia doli të bënte ishte goli i Albas, që nga afërsia shënoi pas asistimit të Andres Iniestas.

Këto dy skuadra do të takohen sërish të shtunën (16:00), në kuadër të La Ligas.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...