Ruani sytë tuaj!

23 Shkurt 2013 - 10:36      

Sytë na japin një nga shqisat më të rëndësishme, shqisën e shikimit. Shumë persona, në veçanti të rinjtë, sytë i marrin si të mirëqenë. Për njeriun dëmtimi ose humbja e shikimit paraqet reduktim të konsiderueshëm të kualitetit të jetës. Që shikimi juaj të mos përkeqësohet, kujdesuni për shëndetin e syve tuaj. Këshillat që ju sjellim janë të thjeshta, por edhe efikase.

Sytë na japin një nga shqisat më të rëndësishme, shqisën e shikimit. Shumë persona, në veçanti të rinjtë, sytë i marrin si të mirëqenë. Për njeriun dëmtimi ose humbja e shikimit paraqet reduktim të konsiderueshëm të kualitetit të jetës. Që shikimi juaj të mos përkeqësohet, kujdesuni për shëndetin e syve tuaj. Këshillat që ju sjellim janë të thjeshta, por edhe efikase.

Rregulla 20-20-20

Shikimi në monitor apo çfarëdo ekrani nuk do të dëmtojë shikimin, por mund t’i bëjë sytë e lodhur dhe të thatë. Është befasuese që derisa shikojmë në monitor i lëvizim kapakët dyfish më shpesh se zakonisht. Ndiqeni rregullën 20-20-20. Respektivisht, çdo 20 minuta shikoni në largësinë prej 20 metrash në periudhën prej më së paku 20 sekondash. Le të jetë distanca në mes juve dhe monitorit të paktën 60 centimetra. Reduktoni reflektimin e monitorit ashtu që e ktheni në anën në të cilën nuk vjen drita e diellit ose investoni në folien mbrojtëse e cila vepron si filtër.

Syzet e diellit

Rrezatimi UV dëmton sytë njëjtë si edhe lëkurën. Ekspozimi ndaj rrezatimit UV mund të shkaktojë kataraktin dhe kancerin e kapakëve. Kurdo që jeni jashtë, madje edhe gjatë ditëve me re, mbani syze të diellit ose lente që bllokojnë 99 deri 100 për qind të rrezatimit UV. Thjerrëzat dhe syzet për diell nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjta, e mjaftueshme është të kontrolloni etiketën e tyre. Bora, uji, toka dhe rëra reflektojnë rrezet UV, prandaj është e domosdoshme të mbroni sytë.

Syzet mbrojtëse

Besoni apo jo, shumica e dëmtimeve të syve ndodh në punë ose shtëpi. Mbani syze mbrojtëse kurdo që punoni me objekte të mprehta, kur ka rrezik që objektet e imta t’ju hyjnë sy dhe kur punoni me kimikatet e rrezikshme.

Ushqimi

Ushqimi i rregullt që përmirëson qarkullimin është i shkëlqyeshëm për zemrën, sytë dhe shikimin. Zgjidhni ushqimet siç janë pemët, citruset, perimet e mbyllëta me gjethe dhe drithërat integrale. Ushqimi i pasur me zink (bathë, guaska deti, mishi i kuq pa yndyrë, mishi i pulës) reduktojnë dukshëm rrezikun nga dëmtimi i shikimit. Karota përmirëson shikimin sepse përmban vitaminë A. Nutrientët e tjerë që janë të rëndësishëm për shikim janë beta karoteni dhe luteina.

Mos i injoroni problemet me sytë

Nëse sytë tuaj janë shpesh të irrituar, të thatë ose të kuq, lehtësoni simptomat me kompresa të ftohta ose pika për sy. Nëse ndieni që diçka ju grith syrin shpërlajeni me ujë. Vizitoni mjekun nëse nuk kalojnë simptomat, nëse ndjeni dhimbje, ënjtje, dhe jeni të ndjeshëm në dritë.

Pastroni thjerrëzat

Kujdesuni për sytë tuaj ashtu që do të kujdeseni për thjerrëzat. Lani duart para se t’i merrni thjerrëzat në dorë. Përdorni mjetet që ua ka përshkruar e miratuar mjeku. Çdoherë kur i hiqni thjerrëzat pastrojini mirë. E rëndësishme është që thjerrëzat t’i ndërroni rregullisht.

Kini kujdes me ilaçet

Shumë lloje të ilaçeve mund të dëmtojnë shikimin tuaj. Këto më së shpeshti janë antacidet, ilaçet kundër ankthit dhe mpiksjes së gjakut, antidepresivët, diuretikët, kortikosteroidet dhe kontraceptivët oralë. Këshillohuni me mjekun tuaj për të gjitha efektet e mundshme anësore dhe komplikimet.

Mos përdorni grim të vjetër

Në grim shumë lehtë vjen deri te mbledhja e baktereve. Duhet t’i hidhni produktet që janë më të vjetra se 3 muaj. Nëse fitoni infeksione, hiqni të gjitha produktet. Nëse jeni të prirë ndaj reaksioneve alergjike, kini kujdes me testimin e kozmetikës. Mos e ndani me të tjerët kozmetikën dhe mos përdorni mostrat në tregun e produkteve kozmetike. Fytyrën pastrojeni mirë pas përdorimin të grimit, veçanërisht para gjumit.

Kontrollet e rregullta

Pavarësisht nëse mbani syze apo jo, kontrollet e syve janë të nevojshme çdo dy vjet për të gjithë personat prej moshës 21 deri 40 vjet. Të gjithë që bartin thjerrëza dhe personat më të moshuar se 40 vjet kanë nevojë të kontrollojnë sytë një herë në vit. Shumë sëmundje, duke përfshirë edhe glaukomën, krijohen si pasojë e plakjes ose diabetit dhe nuk paraqesin simptoma të hershme, prandaj kontrolli i rregullt është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Lëreni duhanin

Nëse pini duhan, ndaleni! Pirja e duhanit rrit rrezikun nga krijimi i kataraktit dhe shkakton ndjenjën e pakëndshme të syve të thatë. Po ashtu rrit rrezikun nga mbledhja e pllakëzimeve në sistemin e gjakut dhe dobëson arteret. Përveç që rrit rrezikun nga krijimi i sulmit të zemrës, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme të syve dhe humbjen e shikimit. Lajmi i mirë është që sapo ta ndalni duhanin, rreziku nga krijimi i sëmundjeve të syve është i njëjtë si tek joduhanpirësit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...