Enët: Inoksi është i shkëlqyeshëm, ndërsa emali derisa nuk dëmtohet

21 Shkurt 2013 - 09:58      

Pa asnjë gërvishtje: Madje edhe enët e “shëndosha” bëhen të rrezikshme nëse dëmtohen, prandaj tenxherja nga bakri është më e sigurt të lustrohet me limon dhe kripë, ndërsa ato nga emali të zihen.

Pa asnjë gërvishtje: Madje edhe enët e “shëndosha” bëhen të rrezikshme nëse dëmtohen, prandaj tenxherja nga bakri është më e sigurt të lustrohet me limon dhe kripë, ndërsa ato nga emali të zihen.

Për shkak të reaksionit të ushqimit me enën në të mund të gjenden përbërës të rrezikshëm si alumini dhe jonet e metaleve. Enët më të rrezikshme janë reaktive – ato nga alumini, bakri dhe tefloni (i cili është më i rrezikshëm në temperaturat prej 260 deri 350 gradë celsius) dhe plastika, sepse mund të lëshojë avuj dhe metale të rrezikshme për shëndetin. Edhe pse tavat, tenxheret, tasët e tilla janë më të shpeshta apo më të përhapurat, përdorini sa më rrallë, ndërsa dëmin mund ta reduktoni nëse përdorni letër për pjekje.

Përveç materialit nga i cili është krijuar ena, në reaktivitet ndikon edhe lloji i ushqimit. Kështu për shembull, ushqimi më i yndyrshëm dhe shijet e tharbëta reagojnë më shpejt dhe salca e domateve nuk rekomandohet aspak të përgatitet në enën e bakrit dhe aluminit. Ena mesatarisht reaktive, respektivisht nga çeliku i pandryshkshëm (inoksi), çeliku i karbonit dhe hekuri i presuar është pak më e sigurt, por ushqimi i tharbët reagon me hekurin dhe nuk rekomandohet të përgatitet në enë të tilla. Zgjedhja më e mirë janë enët e emaluara, ato nga qelqi, argjila, qeramika dhe silikoni.

Enët e qeramikës
Ushqimin është më i shëndetshëm ta përgatisni në enët e argjilës ose qeramikës. Ato zakonisht përdoren për gatim më afatgjatë, ndërsa ushqimit i japin shije të shkëlqyeshme. Problemi më i madh me këto enë është që janë delikate dhe kërkojnë kujdes të madh gjatë përdorimit.

Enët e emaluara
Përparësia e enëve të emaluara është që janë të lehta, por e meta është shtrenjtësia. Njëlloj kështu, enët e emaluara mund të dëmtohen lehtë dhe nuk janë të përshtatshme për përgatitjen e ushqimit në temperatura të larta.

Hekuri i presuar
Përparësitë e enëve nga hekuri i presuar janë jetëgjatësia, përçueshmëria e shkëlqyeshme dhe çmimi i volitshëm. Por hekuri i tillë është i komplikuar për mirëmbajte sepse është i prirë për t'u ndryshkur, ndërsa është i papërshtatshëm për përdorim dhe manovrim. Ka nevojë për kohë më të gjatë për nxehur.

Ushqimi nuk ngjitet në temperaturë më të ulët
Enët në të cilat nuk ngjitet ushqimi janë bërë të popullarizuara, sepse gjatë përgatitjes së ushqimit është e nevojshme sasi më e vogël e yndyrave. Por ngjitja e ushqimit mund të parandalohet me shtimin e sasive më të mëdha të ujit, si edhe zierjen në temperatura më të ulëta.

Enët prej alumini

Enët prek alumini e durojnë shkëlqyeshëm nxehtësinë, janë rezistente ndaj ndryshkut dhe blihen me çmim të volitshëm, por edhe dëmtohen lehtë. Reagon me ushqimin e tharbët dhe në ushqim lëshon aluminin e dëmshëm për shëndet. Ushqimi në këtë enë nuk duhet të mbahet për një kohë më të gjatë.

Kripa pastron emalin, ndërsa patatja inoksin
Edhe pse enët e emaluara rekomandohen për përdorim, nëse dëmtohet shtresa e emalit, metali i cili është nën të, reagon me ushqimin.

Secili material është i veçantë – disa enë e durojnë më mirë nxehtësinë, disa reagojnë me ushqimin e tharbët, disa mirëmbahen lehtë, e disa rëndë, por duke iu përmbajtur rregullave dhe përdorur si duhet enët, ato do të qëndrojnë më gjatë dhe do të jenë më të sigurta.

Ena e emaluara pastrohen ashtu që mbushen me ujë, të cilit i shtohet pak kripë. Pastaj, lihen ashtu gjatë gjithë natës dhe ditën e ardhshme zihen për 20 minuta. Enë e bakrit kanë nevojë për lustrim për t'u ruajtur sa më gjatë. Për ta pastruar nga pjesët e nxira, hidhni kripë dhe lëng limoni për të mbuluar kripën. Fërkoni butësisht, shpërlani dhe fshini. Ena që nuk ngjitet, për dallim nga ajo e bakrit është e lehtë për pastrim dhe mbajtje, por po ashtu mund të gërvishtet lehtë. Ena e aluminit po ashtu gërvishtet lehtë, por e njëjta vlen edhe për llojin e ri të aluminit - aluminin e anodizuar. Edhe pse është më i sigurt për përdorim, nëse dëmtohet shtresa sipërfaqësore, edhe ai liron në ushqim aluminin e dëmshëm për shëndet.

Inoksi është më rezistent në gërvishtje dhe ndryshk, dhe përveç kësaj nuk reagon me ushqimin e tharbët. Por gjatë pastrimit duhet të keni kujdes që të mos pastrohet me mjete abrazive. Ndërsa kur prishet, rekomandohet të zëvendësohet sepse mund të lirojë metale në ushqim. Hekuri i presuar ndryshket lehtë. Për ta zgjidhur problemin, prijeni pataten në gjysmë dhe lyeni me detergjent të lëngët. Fërkoni ndryshkun me patate, shpërlani, thani dhe lyeni me shtresë të hollë të vajit për ngrënie për të krijuar shtresë mbrojtëse.

Inoksi
Enë nga çeliku i pandryshkshëm janë zgjidhje e shkëlqyer për të gjitha llojet e kuzhinës, ndërsa i duron mirë edhe temperaturave të larta. Zgjidhja më e mirë nga oferta e enëve nga çeliku i pandryshkshëm, është ajo e krijuar nga çeliku kirurgjikal.

Kini kujdes me plastikën dhe mikrovalën
Kur ena plastike është e sigurt për përdorim në mikrovalë, kjo do të thotë që ena nuk do të shkrihet në temperatura të larta. Por nuk do të thotë aspak që toksina që mblidhen në trup dhe ndikojnë në shëndet nuk do të gjenden në ushqim.

Silikoni
Ena nga silikoni mund të përdoret deri në temperaturën prej 220 gradë. Në temperaturat më të larta silikoni fillon të shkrihet, por nuk lëshon përbërës të dëmshëm. Enët nga silikoni mund të shkojnë direkt nga furra në frigorifer.

Për shkak të teflonit ekspertët akoma “grinden”
Tefloni është materiali, rreth sigurisë së të cilit ka ende diskutime. Derisa disa pohojnë që tefloni bëhet i rrezikshëm në temperaturat më të larta se ato në të cilat zakonisht përgatitet ushqimi, të tjerët konsiderojnë që tefloni nuk duron as temperaturën në të cilën zihet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...