Manipulime dhe favorizime në shpronësimet për autostradë

20 Shkurt 2013 - 10:36      

Qytetarët të cilëve u ka rënë autostrada nëpër tokat e tyre private ankohen se tokat nuk u janë vlerësuar njësoj dhe se ka pasur manipulime gjatë këtij procesi. Ndërsa Ministria e Financave thotë se vlerësimi i tokës është bërë sipas Ligjit për Shpronësimin e Pronës dhe të pakënaqurit mund të bëjnë ankesë edhe në gjykatë, transmeton KTV.
Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit është bërë gati për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës, gjë që e ka mllefosur pronarin shumë.



Prishtinë, 20 shkurt -  Qytetarët të cilëve u ka rënë autostrada nëpër tokat e tyre private ankohen se tokat nuk u janë vlerësuar njësoj dhe se ka pasur manipulime gjatë këtij procesi. Ndërsa Ministria e Financave thotë se vlerësimi i tokës është bërë sipas Ligjit për Shpronësimin e Pronës dhe të pakënaqurit mund të bëjnë ankesë edhe në gjykatë, transmeton KTV.

Toka e Mehmet Isufit nga Obiliqi pa miratimin e pronarit është bërë gati për fillimin e punimeve për ndërtimin e autostradës, gjë që e ka mllefosur pronarin shumë.

Krejt problemi, sipas tij, ka dalë nga vlerësimi i ulët i tokës së tij. Mehmet Isufi thotë se toka e nivelit të njëjtë fqinjëve të tij u është paguar 4 mijë e 500 euro për një arë, ndërsa atij i janë ofruar vetëm 800 euro për arë. Ai shton se nuk është kundër ndërtimit të autostradës, por vlerësimi i tokës së tij është bërë shumë ulët.

“Të tjerëve 180 m lartësi që është në një vijë me tokën time i kanë paguar 4 500 euro por për pasurinë në emër timin më janë caktuar 800 euro. E lëshoj menjëherë nëse m’i kishin dhënë paret dhe nuk jam asgjë kundër autostradës, nëse vjen puna edhe shpinë e shes”.  

Ndërsa për tokën që Mehmet Isufi tha se e ka ndërruar me një tokë në Llazarevë, për të cilën posedon edhe dokumente, nuk i kanë ofruar fare çmim, e po ashtu edhe këtë tokë e kanë bërë gati të nisë puna për ndërtimin e autostradës. 

Më datën 14 shkurt Policia e Kosovës e ka marrë në pyetje Isufin për gjithsej 6 orë dhe ky i fundit tha se është ndier i maltretuar.

“Me 14 shkurt rreth orës 10 ka ardhur policia me urdhër të Bashkim Bytyçit të cilët i ka dërguar në mënyrë të dhunshme të më arrestojë nuk e di a me urdhër të qeverisë apo në krye në veti me punëtor të Bektel Enka me bager, por me pasurinë që i kam dokumentet në emër timin”     



Ai u kërkon zyrtarëve të lartë të shtetit t’i japin një përgjigje për atë që po i ndodh.

 “U boj apel për torturat që po mi bon kjo qeveri dhe përgjigjen ka me marr Hashim Thaçi, Fehmi Mujota dhe Pllum Haxhiu si dhe Agron Beka”.

Shkëlzen Morina, drejtori i Departamentit të Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave, ka thënë se vlerësimi i pronës është bërë i  njëjtë për të gjithë. Sipas tij, është normale të ndryshojë çmimi sipas kategorisë, sepse toka më afër rrugës ka çmim më të lartë.

Derisa qeveria thotë se toka po u shpronësohet të gjithëve njësoj dhe se është e drejtë e qeverisë të vazhdojë punët edhe pa miratimin e pronarit, ngase projekti është në interesin nacional, Mehmet Isufi beson se është mashtruar rëndë dhe është maltretuar nga policia.

Ai për këtë gjë u ka shkruar letër dhe ka kërkuar ndihmë nga liderët e opozitës dhe nga EULEX-i.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...