Bayern ia doli më lehtë se sa mendonte me Arsenalin

19 Shkurt 2013 - 22:47      

Bayern Muenchen sonte ka treguari se është një ndër pretendentët serioz për trofeun e Ligës së Kampionëve të Europës.Bayern është treguar kundërshtar i pamëshirshëm për Arsenalin që nuk po arrin ta gjejë veten në disa ndeshje të fundit. në Emirates me rezultat 3-1.

Londër, 19 shkurt – Bayern Muenchen sonte ka treguari se është një ndër pretendentët serioz për trofeun e Ligës së Kampionëve të Europës.Bayern  është treguar kundërshtar i pamëshirshëm për Arsenalin që nuk po arrin ta gjejë veten në disa ndeshje të fundit.  në Emirates me rezultat 3-1.

Gjiganti gjerman si mysafir e mundi Arsenalin në Londër, ne Emirates, me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve. Madje, këtë fitore e ka shënuar  më lehtë se sa që kishte menduar.

Që në fillim të lojës bavarezët praktikisht e vendosën fatin e ndeshjes së sotme.

Me golat e shënuar nga Kroos, në minutën e 7 dhe të T. Muller në minutën 21, gjermanët krijuan epërsi solide për të luajtur në vazhdim më qetë dhe për t’u mbrojtur më lirshëm nga Arsenali, që assesi nuk po i shkon.

Në minutën 10 të pjesës së dytë, megjithatë, Arsenal u kthye në lojë. Ekipi londinez në minutën 55 ka shënuar gol nëpërmjet gjermanit me origjinë polake, Podolski. Mirëpo, siç u pa më pastaj, kjo ishte e gjitha që mundi të bëjë Arsenali. Sepse në minutën 77, sërish Bayern krijon diferencën 1:3, praktikisht të paarritshme nëpërmjet të kroatit Manxhukiq, i cili po dëshmohet edhe në ndeshjet ndërkombëtare për ekipin bavarez, pasi që në  kampionatin gjerman ai tashmë është bërë i njohur si golashënues.

Me këtë fitore me kaq diferencë, bavarezët praktikisht kanë siguruar kalimin më tutje, përkundër faktit se në futboll mund të përmbyset gjithçka. Ata do ta presin ndeshjen e kthimit fare të qetë.

Në ndeshjen tjetër të 1/8 të finales të Ligës së Kampionëve,  Porto e Portugalisë ka ngadhënjye ndaj ekipit spanjoll malaga me rezultat 1:0. Golin për portugezët e ka shënuar moutinho në minutën 56.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...