Hapen diskutimet e rënda për veriun e Kosovës

19 Shkurt 2013 - 08:35      

Të martën pasdite në Bruksel nis raundi i pestë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryeministrave, ndërkohë që Bashkimi Evropian e quan pikërisht këtë raund si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, sepse do të hapen temat e vështira, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Bruksel, 19 shkurt – Të martën pasdite në Bruksel nis raundi i pestë i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryeministrave, ndërkohë që Bashkimi Evropian e quan pikërisht këtë raund si më të rëndësishmin dhe më të vështirin, sepse do të hapen temat e vështira, përfshirë edhe veriun e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, takimet në Bruksel të martën do t’i nisë me kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ndërsa pas këtij takimi do të pritet edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

“Ky takim do të jetë një rast për të shqyrtuar rrugën e Kosovës në proceset e integrimeve evropiane. Po ashtu kryetari Barroso me kryeministrin Thaçi do të bisedojnë edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të cilin po e lehtëson zëvendëskryetarja e Komisionit dhe përfaqësuesja e lartë Catherine Ashton”, ka paralajmëruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pia Ahrenkilde Hansen.

Takimet në kuadër të dialogut do të nisin diku kah mesdita kur, sikur edhe më parë, baronesha Ashton do t’i takojë bilateralisht Thaçin dhe Daçiqin, për të vazhduar më vonë me takimin Thaçi-Daçiq me lehtësimin e zonjës Ashton.

(Më gjerësisht lexnoi sot në Koha Ditore ) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...