Pavarësia e Kosovës, e papërfunduar edhe në sport

18 Shkurt 2013 - 09:58      

Kosova ka festuar të dielën pesëvjetorin e pavarësimit. Kosova, deri më tash është e njohur si shtet nga vetëm 98 prej 193 shteteve të Kombeve të Bashkuara (UN). Në fakt, ky është një kusht që po ndikon edhe në sport dhe po ua shuan ëndrrat sportistëve lokalë. Klubet e futbollit të Kosovës, nuk kanë drejtë të participojnë në turnetë zyrtare ndërkombëtar, për shkak se FFK-ja nuk është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. E këto të fundit nuk e njohin atë, pasi shteti i Kosovës nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

Prishtinë, 18 shkurt - Kosova ka festuar të dielën pesëvjetorin e pavarësimit. Kosova, deri më tash është e njohur si shtet nga vetëm 98 prej 193 shteteve të Kombeve të Bashkuara (UN). Në fakt, ky është një kusht që po ndikon edhe në sport dhe po ua shuan ëndrrat sportistëve lokalë. Klubet e futbollit të Kosovës, nuk kanë drejtë të participojnë në turnetë zyrtare ndërkombëtar, për shkak se FFK-ja nuk është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s. E këto të fundit nuk e njohin atë, pasi shteti i Kosovës nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara.

"Futbolli është sporti numër një dhe kryesor në Kosovë", thotë Afrim Tovërlani, trajner i skuadrës së Prishtinës. "Është shumë vështirë të luash vetëm brenda kufijve të shtetit. Nuk po them se do të shkëlqenim në garat ndërkombëtare, por ambiciet tona ndeshen me pengesa për të cilat nuk mund të bëjmë asgjë".

Pavarësimi nga Serbia pas viteve të shumta të luftës dhe mijëra të vdekurve në Kosovë, ka sjellë një valë të entuziazmit dhe pritjeve të mëdha nga të gjithë. Megjithatë, edhe pas pesë vjetëve, shteti është shumë larg nga pavarësimi i vërtetë dhe përballet me një papunësi të madhe dhe korrupsion.

Një situatë frustruese është edhe për ata sportistë kosovarë që synojnë të bëhen kampionë në arenën ndërkombëtare. Futbollisti premtues i Prishtinës, Enis Gavazaj, po pret t'i mbush 18 vjet për ta provuar fatin e tij jashtë Kosovës. Ai është edhe reprezentues i ekipit U-19 të Shqipërisë.

"Ëndrra ime? "Të luajë për Real Madridin, por është vështirë të shpresohet në këto kushte që i janë imponuar futbollit të Kosovës. Politika e UEFA-s dhe ajo e FIFA-s janë njëra prej pengesave kryesore për talentet e reja të futbollit tonë, të cilët nuk kanë rastin të dëshmohen jashtë vendit për shkak të izolimit".

Pengesat janë të natyrës politike, pasi Beogradi e sheh Kosovën ende si provincë të Serbisë. Përderisa nuk do të ketë njohje të plotë e pavarësisë të Kosovës, nuk do të ketë një rrugë pa pengesa për skuadrat kosovare në garat ndërkombëtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...