Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” bëhet me objekte të reja

16 Shkurt 2013 - 13:29      

Udhëheqës të Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" kanë ndërmarrë veprime për zgjerim hapësirash mësimore. Salla e amfiteatrit të ri është në prag të përurimit, ndërkohë që objekti i tretë që do të jetë në shërbim të studentëve pritet që të përfundojë brenda këtij viti.

Prizren, 16 shkurt – Udhëheqës të Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti" kanë ndërmarrë veprime për zgjerim hapësirash mësimore. Salla e amfiteatrit të ri është në prag të përurimit, ndërkohë që objekti i tretë që do të jetë në shërbim të studentëve pritet që të përfundojë brenda këtij viti. Mirëpo, Rektorati dhe administrata e UPZ-së ende nuk janë vendosur në “Shatërvan”, ani pse kërkesa e këtij institucioni ishte miratuar nga Kuvendi i Prizrenit.

Përfaqësues të menaxhmentit të këtij institucioni të lartë arsimor kanë bërë të ditur se prioritet i është dhënë krijimit të hapësirave të reja për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të studentëve.

"Aktualisht UPZ "Ukshin Hoti" funksionon në 2 objekte, ish- ndërtesën e Fakultetit të Edukimit dhe ish-Shkollën e Mesme Ekonomike,  të cilat pranojnë 6 mijë studentë. Meqë numri i studentëve është në rritje progresive, në realizimin janë edhe dy projekte. që do të na mundësojnë ofrimin e kushteve më të përshtatshme për procesin mësimor", ka thënë sekretari i përhershëm i UPZ-së, Adem Sallauka, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...