Adelina Tahiri mohon të ketë fjetur me Noizyn

15 Shkurt 2013 - 20:11      

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret e reja, e cila shpesh është vënë në shënjestër të medieve dhe historive rozë. Gjatë javës së kaluar, Panorama plus dhe gazetat tjera në Shqipëri publikuan një intervistë të Noizyt, ku ai deklaroi se pos tjerash ka pasur seks edhe me Adelinën.

Tiranë, 15 shkurt - Adelina Tahiri është një nga këngëtaret e reja, e cila shpesh është vënë në shënjestër të medieve dhe historive rozë. Gjatë javës së kaluar, Panorama plus dhe gazetat tjera në Shqipëri publikuan një intervistë të Noizyt, ku ai deklaroi se pos tjerash ka pasur seks edhe me Adelinën.

Këngëtarja ka pohuar me bindje se s’ka të bëjë fare me këtë lajm, pasi Noizyn thjesht e respekton si artist dhe bashkë janë takuar vetëm dy herë.

“Unë nuk i kam parë gazetat, por një miku im ma ka thënë këtë lajm. Nuk është fare e vërtetë dhe atë intervistë nuk e ka dhënë Noizy, me sa kam marrë vesh edhe pas komunikimit me vetë atë. Unë në jetën time dy herë e kam takuar Noizyn dhe nuk ka pasur kurrë një raport më shumë sesa miqësor apo respekt reciprok”, ka thënë ajo për “Mapo”. 

“Nuk dua ta komentoj gjatë këtë gjë, pasi nuk ka asnjë lloj rëndësie për mua. E thash më sipër si është e vërteta. Nuk dua të diskutoj më rreth kësaj”, ka përfunduar Adelina. Ndërkohë, Tuna dhe Adelina Berisha, po ashtu të përfolura nga ana e Noizyt për seks me të, ende nuk janë paraqitur në medie lidhur me këtë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...