Serbët që humbin privilegjet në veri nuk duan shuarjen e paralelizmit

15 Shkurt 2013 - 17:05      

I ndodhur para trysnisë ndërkombëtare për shuarjen e strukturave paralele që Serbia ka ngritur në veri të Kosovës, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka paralajmëruar se këto struktura mund të kosovarizohen, duke nënvizuar se ato edhe në të ardhmen, megjithatë, do të udhëhiqeshin nga serbët.

Prishtinë, 15 shkurt - I ndodhur para trysnisë ndërkombëtare për shuarjen e strukturave paralele që Serbia ka ngritur në veri të Kosovës, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ka paralajmëruar se këto struktura mund të kosovarizohen, duke nënvizuar se ato edhe në të ardhmen, megjithatë, do të udhëhiqeshin nga serbët.

Por, si raporton Radio Evropa e Lirë, kjo deklaratë e Nikoliqit nuk është mirëpritur nga përfaqësuesit e serbëve të veriut. Njëri nga të vetëquajturit lider të kësaj pjese, Marko Jakshiq ka thënë se kjo deklaratë e presidentit serb tregon gatishmërinë e tij për të ndryshuar gjendjen në veri dhe se, sipas tij, me një zgjidhje të tillë serbët e veriut nuk do të ishin më shtetas të Serbisë, por një bashkësi etnike në Kosovë.

“Ne nuk do të pranojmë një zgjidhje të tillë, me të cilën institucionet e Serbisë do të shuheshin. Nëse presidenti Nikoliq dëshiron t’i shuajë këto struktura, ai së pari duhet të ndryshojë Kushtetutën e Serbisë. Deri atëherë këto institucione për ne janë valide dhe reale”, ka thënë Jakshiq.

Dy muajt e ardhshëm janë cilësuar nga shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, si shumë të rëndësishëm në kuadër të procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë.

Pikërisht gjetja e një zgjidhjeje për veriun, duke i integruar serbët e atjeshëm në sistemin juridik kushtetues të Kosovës, pritet të jetë sfida kryesore që do të dëshmonte suksesin apo mossuksesin e këtij dialogu.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...