Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë

15 Shkurt 2013 - 17:00      

Raportohet se artileria turke ka sulmuar caqe të ushtrisë së Sirisë, pasi që një mortajë siriane kishte rënë në territorin turk. Mediet turke kanë njoftuar të premten se predha ka rënë në provincën Hatay, në afërsi të kufirit më Sirinë.

Ankara, 15 shkurt - Raportohet se artileria turke ka sulmuar caqe të ushtrisë së Sirisë, pasi që një mortajë siriane kishte rënë në territorin turk. Mediet turke kanë njoftuar të premten se predha ka rënë në provincën Hatay, në afërsi të kufirit më Sirinë.

Agjencia e lajmeve Anadolya raporton se shpërthimi ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar rreth 1 kilometër në jug të një baze ushtarake turke. Si transmeton Rel, raportohet se nuk ka pasur dëme nga ky shpërthim.

Marrëdhëniet midis dy fqinjëve janë përkeqësuar pasi që Ankaraja i është bashkuar vendeve arabe dhe perëndimore, të cilat janë duke i bërë presion presidentit sirian Bashar al-Asad për të ndalur sulmet e dhunshme ndaj kryengritjes popullore që shpërtheu në mars të vitit 2011.

NATO ka vendosur bateri të tjera me raketa Patriot përgjatë kufirit Turqi - Siri. Në dhjetor të vitit të kaluar NATO ra dakord për të ndihmuar Turqinë - anëtare e aleancës, që të forcojë mbrojtjen e saj ajrore, për të qenë të përgatitur në rast të një përhapje të mundshme të konfliktit sirian.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...