Dënohen dy policë të Kosovës për korrupsion

15 Shkurt 2013 - 16:53      

Një trup gjykues, i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim që të dënojë dy policë për vepra penale lidhur me korrupsionin dhe i shfajësoi katër të tjerë nga akuzat e ngjashme.

Mitrovicë, 15 shkurt - Një trup gjykues, i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, ka marrë vendim që të dënojë dy policë për vepra penale lidhur me korrupsionin dhe i shfajësoi katër të tjerë nga akuzat e ngjashme.

Trupi gjykues e shpalli fajtor të pandehurin Avni Shyti për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe e dënoi atë me pesë muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë dy vjeçare të verifikimit. Shyti u lirua nga vepra penale e marrjes së mitos.

Nazmi Poterqoi, po ashtu, u shpall fajtor për veprën penale të shpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autoritetit dhe për marrje të mitos dhe iu shqiptua një dënim i përgjithshëm prej një vjet e dy muaj burgim. Dënimi është pezulluar për një periudhë verifikimi prej dy vjet e gjashtë muaj.

Të pandehurit Naser Damati, Besim Smajli, Kemajl Hoti dhe Halit Fazliu u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga të gjitha akuzat.

Gjashtë të akuzuarit, të gjithë policë, akuzoheshin për shpërdorim të pozitës zyrtare, për dhënie të informatave një dëshmitari bashkëpunues në lidhje me rrugët që mund t’i shfrytëzonte për aktivitetet e tij të paligjshme transportuese dhe për vendndodhjen e pikave të kontrollit të policisë. Aktakuza, po ashtu, pohonte që në disa raste, disa nga të akuzuarit, kur ishin të vendosur në pikat e kontrollit, personalisht e lejonin dëshmitarin bashkëpunues që të kalonte me mallrat kontrabandë.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...